E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë pas urdhrit të Ramës, vjen dorëheqja e parë! Ikën një nga drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, vjen edhe dorëheqja e pare.

ergys verdho1

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, nje nga njerezit me te besuar të Belinda Balluku, teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai.

Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve. Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora.

Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›