E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga e premtja gjigandi Apple nis shitjen e iPad 3

Versioni më i ri i tabletës kompjuterike iPad nga e e premtja do të dalë në shitje në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Singapor, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Vetëm një javë më pas, iPad 3 do të arrijë në Slloveni, Bullgari, Rumani, Itali, Hungari, Austri, Çeki dhe vende të tjera.

Versioni bazë do të shitet me çmimin prej 499 dollarësh, ndërsa varianti më i shtrenjtë Ëi-Fi do të kushtojë 699 dollarë.

Seria e vjetër, përkatësisht iPad 2, mësohet se do të lirohet për 100 dollarë.

Në Japoni raportohet se blerësit tashmë kanë filluar të mblidhen para dyqaneve të Apple.

Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar versionin e ri të tabletës së suksesshme kompjuterike më 7 mars në San Francisko.(rel)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›