E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet

Ndërsa Siria digjet e dhjetëra civilë vriten përditë, presidenti Bashar al Asad blen në internet muzikën e tij të preferuar. E-maile të zbuluara ditët e fundit, të cilat janë publikuar në britaniken Guardian tregojnë sesi ai i dërgon gruas së tij angleze këngët e parapëlqyera, ndërsa kjo e fundit shpenzon mijëra dollarë në mobilje dhe gjëra të tjera me vlerë.

E-mailet e publikuara sot duket se janë zbuluar nga anëtarë të Këshillit Suprem të Revolucionit dhe i përkasin periudhës korrik 2011-shkurt 2012.

E-mailet  pasqyrojnë familjen sundimtare aspak të prekur nga masakrat e përgjakshme që po e shtyjnë vendin drejt luftës civile çdo ditë e më tepër. Zonja e parë, Asma Assad, sipas e-maileve, ka kërkuar për orë të tëra në internet DVD-të e filmit të fundit të serisë Harry Potter.

Ndërsa Assad sfidon sanksionet amerkiane duke shkarkuar nga Apples iTunes muzikën e tij të preferuar  nga grupe dhe këngëtarë si LMFAO, New Order apo  Chris Brown.

Në datë 5 shkurt, ditë kur forcat qeveritare ndërmorën një sulm të përgjakshëm kundër banorëve të Homsit, Assad i ka dërguar të shoqes vargjet e një kënge të kënduar nga amerikani Blake Shelton.

Jam një dhimbje koke që lëviz

Një rrëmujë e vërtetë

Njeriu në të cilin jam shndërruar kohët e fundit

Nuk është ai që dua të jem.  /   Gazmira Ndoja

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›