Një planet mbushet me karburant në diell
Një teleskop orbitues i NASA-s ka fotografuar një objekt të errët në përmasat e një planeti, që ka fluturuar të hënën afër diellit duke zgjatur në sipërfaqen e yllit atë që dukej si një tub furnizimi me karburant. Planeti i zi gllabëroi dritë nga dielli e më pas u largua në hapësirë. Një video e realizuar me fotot nga Solar Dynamics Observatory i NASA-s ka provokuar shumë spekulime në YouTube. Ekspertëve të hapësirës u është kërkuar të shpjegojnë vizitorin e çuditshëm. NASA ka dhënë shpjegimin e saj. Sipas agjencisë, nuk bëhet fjalë për ndonjë vizitor nga një sistem tjetër diellor dhe as lindjen e një tjetër planeti nga dielli. NASA thotë se fotot tregojnë një pjesë të dalë nga dielli. Ato formohen gjatë harkut kohor të një dite dhe mund të zgjaten qindra-mijëra milje në hapësirë. Sipas tyre, pjesa e errët është material më i ftohtë sesa ai që rrethon diellin.