Nga ëndrra në ankth

Me siguri se ju kujtohet Beg Ferati. Dikur ishte shpresë e skuadrës së Baselit në kampionatin zviceran e posaçërisht në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi kosovar, pas një paraqitjeje të suksesshme me ekipin e Baselit, në verë të vitit 2011 vendosi të transferohej në Bundesligë, respektivisht te skuadra e Freiburgut.
Ai zgjodhi ekipin gjerman për të bërë hapin e radhës në karrierë. Por, deri më tani kjo nuk po ndodh pasi Ferati ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje në elitën e futbollit gjerman apo 296 minuta.
"Kam ardhur këtu për të luajtur. Unë nuk jam futbollist i stolit", kishte thënë Ferati në xhirot e para të sezonit në Bundesligë, ku ishte lënë si rezervist.
Pas kësaj, Ferati debutoi me Freiburgun qysh në xhiron e gjashtë të garave kampionale në Bundesligë, në ndeshjen ndaj Stuttgartit. Por, në atë takim kosovari e pati pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë, që e la jashtë fushës për disa javë.
Mirëpo, pas rikuperimit të lëndimit, Federati as që po bën pjesë në planet e trajnerit Christian Streich. Ndërsa, duke parë serinë e suksesshme të ekipit gjerman në Bundesligë, rikthimi i Feratit në fushë nuk pritet të ndodhë.
“Të them të drejtën nganjëherë isha shumë i zhgënjyer, por kam ruajtur durimin’, kishte thënë Ferati pasi kishte mbetur vazhdimisht jashtë ekipit.
Reprezentuesi zviceran pret shansin e tij të ardhshëm dhe përparimin e tij në Freiburg Megjithatë, një gjë është e qartë: Ëndrra e madhe e Ferati për të luajtur në Bundesligë gradualisht po shndërrohet në një ankth.