E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria dënohet me 800 Euro

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka dënuar Lirinë me 800 euro. Në fakt, Komisioni Disiplinor i FFK-së ia ka shqiptuar të premten këtë dënim klubit prizrenas, me arsyetimin se nuk e kishte organizuar siç duhet ndeshjen e saj ndaj Trepçës ’89 – në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës.

“Liria është dënuar me të holla, respektivisht me 800 euro, për shkak se ka bërë lëshim në organizimin e ndeshjes Liria – Trepça ‘89, me ç’rast një lojtar i ekipit mysafir është goditur”, tha anëtari i Komisionit Disiplinor të FFK-së, Ismet Shurdhani.

Liria, e cila ishte shpallur klubi më ‘fair-play’ për vitin 2011 nga FFK-ja, është njëra prej ekipeve më të suksesshme në këtë pranverë dhe falë paraqitjeve të mira, tani pozicionohet në vendin e tetë të renditjes tabelore me 27 pikë, duke i lënë pas vetes Trepçën, Lepencin, KEK-un e Gjilanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›