E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga fitorja në fitore



Por pas zvetënimit të miqësisë shqiptaro-kineze dhe shkëputjes së marrëdhënieve në vitin 1978, importet kinematografike nga Kina u vendosën, dhe u harruan në raftet e Arkivës Qendore të Filmit shqiptar

Si mund të kuptohet ndryshe diktatura në ditët e sotme, për pjesën më indoktrinuese sicc ishte kinemaja!? Duke ironizuar nostalgjinë, Arkivi shqiptar i Filmit është deng me pasuri nga 50 vitet e regjimit komunist. Kjo nuk lidhet vetëm me ccfarë prodhuan artistët në diktaturë, por dhe me pjesën më tharm, si për ta cimentosur idologjinë- importin kulturor, si propagandë. Kina, ku teoritë komunistë aplikohen edhe sot në gjysëm e saj, në vitet ’60,’70 shënon kulmin e miqësisë. Dhe filmin si propagandë kineze. Por pas zvetënimit të miqësisë shqiptaro-kineze dhe shkëputjes së marrëdhënieve në vitin 1978, importet kinematografike nga Kina u vendosën (dhe harruan) në raftet e Arkivës Qendore të Filmit shqiptar (AQFSH). Për t’i bërë “homazh” këtij thesari, është viti i dytë që festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër, (TIFF) që organizohet në Tiranë, e bën pjesë të një prej seksioneve të edicioneve të saj. Dy filma të spikatur kanë dalë dje në mbrëmje për herë të parë nga arkivat.

Këta filma ishin “Nga fitorja në fitore”, me regji të Cheng Yin dhe Tang Kiaodan, prodhuar më 1952, dhe që prej asaj kohe gjenden në arkivin shqiptar. Ndërsa filmi tjetër “Duke kaluar lumin Jancë”, është ndoshta produksioni që mbyll këtë histori “dashuri” me Kinën, duke shënuar vitin 1974.

Ashtu sicc ishte traditë e asaj kohe, filmat kinezë që silleshin për Shqipërinë komuniste përvecc delegacionit politik parapriheshin nga dokumentarë rreth 10 minuta të gjatë, të cilët shoqëronin shfaqjen filmave gjatë periudhës së regjimit komunist.

Gjatë fillimit të viteve 1960, orientimi i politikës së jashtme të Shqipërisë nisi të shpërfaqë krijimin e një afrimititeti me Republikën Popullore të Kinës, i cili do të materializohej me kalimin e kohës në shkëmbime politike, ekonomike dhe kulturore më intensive midis të dy vendeve.

Pas ndërprerjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik në vitin1961, Kina u bë edhe burimi kryesor i importeve të cilat përfshinin jo vetëm ushqime, të mira materiale dhe teknologji industriale, porse edhe produkte artistike dhe kulturore.

Mes këtyre të fundit vlen të përmenden filmat larushitës dhe produksionet të tipit “muzikal”, këngë dhe melodi kineze, performancë fantastike cirku, si edhe një gamë e gjerë publikimesh dhe punimesh artizanale.

Importet kulturore, nga studiot kinematografike të Kinës përbënin një pjesë të rëndësishme të shfaqjeve në kinematë e vendit. Veccanti e tyre ishte se ato jo vetëm sa përmbushnin kërkesat ideologjike të lidershipit komunist, porse edhe kënaqnin kërshërinë e publikut shqiptar për konsum filmik. “Në fund të fundit, për një vend pothuajse të izoluar plotësisht sicc edhe qe Shqipëria e asokohe, filmat kinezë përbënin një komoditet të huaj apo “ekzotik” për konditat e kohës”.

Produksionet filmike të përzgjedhura nga TIFF 2009, në bashkëpunim me AQFSH dhe MOKO Tirana, cilëohen prej organizatorëve si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të periudhës komuniste, që panë për herë të parë dritën e projeksionit pas më shumë se katër dekadave. Ky rast për organizatorët e TIFF është dhe një moment për të kujtuar 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Po në këtë koncept në kuadër të Festivalit “MOKO Tirana” që më 5 dhjetor do të paraqesë në mjediset e Ministrisë së Kulturës, nismën për krijimin e një muzeu për jetën e përditshme gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, me video-projeksion dhe diskutime. Cikli i mësipërm i shfaqjes së filmave të panjohur, të importuar në regjimin komunist në Arkivin shqiptar, shënon pjesën e dytë të zbulimit nga “Thesare nga Arkivi i Filmit shqiptar”, ku në ditët në vijim priten të shfaqjen edhe filmat e rrallë si “Beteja e Algjerit”, nga Gillo Pontecorvo, “Gruaja meksikane” nga Emilio Fernandez dhe “Hijet e Bardha” nga Nicholas Ray ( të titruar në shqip). Po në këtë seksion, por si homazh për krijimtarinë e kineastit Viktor Gjika, të ndarë nga jeta pak kohë më parë, do të shfaqen filmat “Komisari i Dritës”, “Debatiku” dhe “Rrugë të bardha”.

V.Murati

Programi sot në TIFF

Projeksioni i 10- të filmave të shkurtër nis në orën 14.00 në sallën “Kadri Rroshi”, Teatrin Kombëtar.

Filmime metrazh te gjate (në sallën “Kadri Rroshi”, Teatri Kombëtar)

16.30 Dolls a Ëoman From Damascus, regji Diana El Jeiroudi 53min

18.00 Constantin and Elena, regji Andrei Dascalescu, 102 min

20.00 Men on the Bridge, regji Asli Ozge, 87 min

Programi special ( në kinema “Imperial”)

17.00 Vieë from the Eiffel Toëer, regji Nicola Vukcevic, 92 min

20.00 Battle of Algiers, Gillo Pontecorvo, 121 min

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›