Nga fshesa te buldozeriNga Pantelis Boukalas, “Kathimerini”Në librin e tij “Musaferat ose një mijë e një net në kampin e refugjatëve”, autori nga Patra, Vasil Ladas, komenton se një qytet duhet të pastrohet nga mbeturinat, jo nga njerëzit. “Emigrantë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nga fshesa te buldozeriNga Pantelis Boukalas, “Kathimerini”Në librin e tij “Musaferat ose një mijë e një net në kampin e refugjatëve”, autori nga Patra, Vasil Ladas, komenton se një qytet duhet të pastrohet nga mbeturinat, jo nga njerëzit. “Emigrantët/refugjatët në Patra janë viktima të luftës, dhunës, urisë dhe racizmit”, - thotë ai. Është ironike që në këtë rrugë, e cila është emërtuar në nderim të protestave studentore kundër juntës në 1973, ne jemi spektatorë të një drame njerëzore.
“Kampi ku jetojnë qenie të ngjashme me ne është çnjerëzor, - komenton shkrimtari, - dhe “pastrimi” brutal i tij nuk mund të fshehë përgjegjësinë e madhe të autoriteteve qeveritare dhe lokale për t’i shërbyer njerëzimit dhe përgjegjësitë bazike që rrjedh nga marrëveshjet evropiane dhe ndërkombëtare.” Por, thotë Ladas, pashpirtësia e autoriteteve lokale nuk duhet lejuar të shkatërrojë imazhin dhe dispozicionin e gjithë qytetit. Është koha, thotë ai, që secili nga ne, individualisht dhe së bashku, të veprojë.
Libri i tij, i botuar nga shtëpia “Futura”, nga janë marrë këto pasazhe, u përcoll me një recension në një gazetë të Patrës më 31 janar 2008 dhe ishte nënshkruar nga shtatë shkrimtarë të tjerë që jetojnë në qytetin bregdetar të Peloponezit. Disa mund t’i quajnë këta njerëz si të qaramanë, por të paktën ata dalluan skenën e ngjarjeve që do të ndodhnin ngjitur me ta. Tani ngjarja ndodhi. Vetëm se në vend që kampi të fshihej, ai u shemb me buldozerë.
Qeveria duket krenare për veprimin e saj të fuqishëm dhe kryeministri, Kosta Karamanlis, ka kurajë t’i mburret për këtë homologut të tij italian, Silvio Berluskoni, (Italia ka miratuar një ligj të ashpër për emigrantët - shën. i përkth). Disa televizione ia dolën që ta devijonin ngjarjen dhe të raportonin për “qytetarët e çliruar” dhe politikanët që ishin të kënaqur me rezultatin e fshesës së policisë, e cila u përdor para se të ngrihej një kamp i denjë për të strehuar këta njerëz. Kundërshtarëve iu la shumë pak hapësirë mediatike dhe, natyrisht, afganët nuk u dëgjuan fare. Besoj se e kuptoni që atyre u mungoi imagjinata të pretendonin se ishin anëtarë të tribës kalash*, rrënjët e së cilës mbërrijnë tek Aleksandri i Madh.
* Kalash - një tribu në Pakistan që mendohet, mes disa mundësive të tjera, ta ketë origjinën nga ushtria e Aleksandrit të Madh - shën. i përkth.