Berisha përgatit lejen për fabrikën e çimentos së të afërmit të tij, LSI pati denoncuar aferënNga TemaDje kryeministri ka përgatitur sërish dhënien e lejes për një licencë për një fabrikë çimentojë në Krujë për një të afërmin e tij. Në një moment hip
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha përgatit lejen për fabrikën e çimentos së të afërmit të tij, LSI pati denoncuar aferënNga TemaDje kryeministri ka përgatitur sërish dhënien e lejes për një licencë për një fabrikë çimentojë në Krujë për një të afërmin e tij. Në një moment hipokrizie, Berisha, njeriu që ka dhënë disa leje për fabrika çimentoje në Shqipëri në vendet më të mira, ka kërkuar nga ministri i Mjedisit që tani të bëjë një studim në lidhje me ndotjen që sjellin këto fabrika.
“Zoti ministër i Mjedisit, Lufter Xhuveli, në një mbledhje të është kërkuar dhe sërish të kërkoj që të bëhet studimi i efektit kumulativ të fabrikave të çimentove mbi mjedisin. Ky studim është i domosdoshëm, sepse mjedisi duhet të mbrohet dhe të zhvillohet si përparësi madhore e jona. Individë apo grupe të caktuara kanë shprehur shqetësim për ndërtimin e tyre dhe përgjigjja jonë më e mirë është studimi i efektit kumulativ të këtyre çimenterive. Mbi këtë bazë ne marrim të gjitha vendimet. Për ne mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij janë përparësi absolute. Ndaj dhe mundësisht brenda kësaj jave të merren të gjitha masat për të shpallur tenderin dhe për të kontraktuar një nga kompanitë më të mira për të bërë studimin kumulativ në një kohë sa më të shkurtër”, - tha Berisha.
Dhënia e kësaj licence ishte denoncuar para disa kohësh nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Nënkryetari Dritan Prifti tha se Berisha po rrezikon të kthejë në zonën më të ndotur në vend territorin nga Shkodra në Tiranë. "Para disa javësh ka marrë licencë për një fabrike çimentoje ai që ka bërë 25-katëshin në mes të Tiranës, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe mik i ngushtë i Sali Berishës," tha Prifti.