Tahiri: Me Serbinë s`ka negociata për veriun
Shefja e ekipit kosovarë për negociatat me Serbinë, Edita Tahiri mohoi zërat se BE po zhvillon bisedime me Serbinë lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Mediat kosovare raportojnë se reagimi i Tahirit erdhi pasi një zyrtar evropian deklaroi se palët po diskutojnë opsione të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje që do t`i kënaqë të gjithë.
Këto janë deklarata të pavërteta të lëshuara nga propaganda serbe. BE, SHBA dhe Kosova janë në të njëjtën linjë, se çështja e doganave është çështje e sovranitetit të Kosovës, theksoi Tahiri.
Sipas saj, pikat kufitare do të qeverisen nga institucionet kosovare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, KFOR dhe EULEX.