E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Evropa pretë recensionin e ri

Komisioneri i BE-së për çështjet monetare, Oli Rehn deklaroi sot për mediat ndërkombëtare se rritja ekonomike në vendet e eurozonës do të ngadalësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, për shkak të mungesës së besimit në tregjet financiare.

Rehn theksoi se rritja në Evropë ka ndaluar, madje sipas tij, ekziston rreziku për një recesion të ri. Eurokomisioneri u shpreh se pesë vende të BE-së mund të përballen me sanksione, sepse nuk po bëjnë sa duhet për të reduktuar borxhin në buxhet.

Rehn nuk ka hezituar të jap dhe emërat e vendeve që sipas tij mund të penalizohenë. Ato janë Belgjika, Qipro, Malta, Hungaria dhe Polonia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›