Nga hipotekat te karta e studentit realizimet e Bashes ne 100 dite ne Bashki

Drejt hipotekimit 3 mije apartamentet e para 124 dosje marrin ok-in ne bashki drejt Ministrise se Drejtesise
Para afateve te percaktuara te shpallura edhe ne programin 100 ditesh te qeverisjes ne krye te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka permbushur nje nga premtimet me madhore per kryeqytetasit hipotekimin e pallateve. Procesi ka nisur dhe vetem pak dite me pare tri mije apartamenteve i eshte dhene ok-i nga Bashkia e Tiranes duke marre keshtu lejen e shfrytezimit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ne nje dalje publike firmosi regjistrimin e ketyre objekteve duke hapur rrugen per fazen e dyte drejt Ministrise se Drejtesise per vazhdimin e procedurave te metejshme ne Zyren e Pasurive te Paluajtshme Tirane. Shqyrtimi i 124 objekteve sipas kreut te bashkise Basha eshte nje detyrim sherbim ndaj qytetarit dhe zgjidhje e nje problemi te mprehte social. Nderkohe qe premtoi se interesi i bashkise nuk perfundon me dergimin e dosjeve me regjistrimin e cdo objekti qe ne cojme te plotesuar me leje shfrytezimi.
Zgjidhja
Nenshkrimi i memorandumit te bashkepunimit me tri institucione te rendesishme kryetari i Bashkise se Tiranes u hap drita jeshile per zgjidhjen e problemit te hipotekimit te apartamenteve ne kryeqytet. Memorandumi eshte nje instrument ligjor qe do te sherbeje per pajisjen me certifikaten e pronesise te mijera qytetareve ne Tirane qe jetojne ne banesa ende te pa hipotekuara. Hipotekimi i apartamenteve eshte nje nga premtimet me te rendesishme te Bashkise se Tiranes. Bashkia e Tiranes do te angazhohet ne dhenien e lejeve te shfrytezimit cka eshte momenti me i rendesishem per pajisjen me certifikaten e pronesise. Pas vitesh lenie ne harrese dhe mosdhenie te hipotekave per shkak te pushtetit lokal Basha deklaroi se tashme ketyre objekteve u eshte dhene leja e shfrytezimit. Sipas Memorandumit te Bashkepunimit pergjegjesia e Bashkise se Tiranes konsiston ne venie para pergjegjesise se zhvilluesve per shkelje te parametrave urbane apo qofshin ruajtja e parametrave urbane aty ku ekziston.
Nderkohe mesohet se faza e dyte ka nisur por perfundimi i fazes qe eshte zakonisht edhe moment i berjes transparente para publikut mbyllet deri ne fund te ketij viti. Ndersa ne fazen e trete do te shqyrtohen firmat e ndertimit te cilat per te permbushur nje vakum qe eshte krijuar nga mungesa fizike apo juridike e zhvilluesve ndertuesve te cilet ose kane falimentuar ose nuk ekzistojne fizikisht ose nuk pranojne te pergatisin sipas ligjit dokumentacionin per kolaudimin e objektit dhe per te hapur rrugen drejt regjistrimit.
Dosjet
Nga shqyrtimi i ketyre dosjeve preken mbi 3 mije familje te pakten 12 mije qytetare ne kryeqytet qe perfitojne nga ky akt. Hipotekimi i apartamenteve ne Tirane ka qene nje nga premtimet zgjedhore te z. Basha dhe shihet si realizim i te drejtes themelore te pronesise por edhe nje mundesi e mire per zhvillimin ekonomik te Tiranes duke pasur parasysh efektet qe do te sjelle ne treg clirimi i ketij kolaterali deri tani i ngurtesuar. Kryetari i Bashkise Lulzim Basha shprehu asokohe kenaqesine e tij per fillimin e procesit te hipotekimit te apartamenteve ne Tirane gjate nje konference per shtyp qe mbajti me kete rast. U bene pese muaj qe nga premtimi per te perfunduar procesin e gjate te lodhshem e te padrejte te mos hipotekimit duke i dhene nje zgjidhje perfundimtare e cila konsiston ne hipotekim ne tri faza te mbi 19 000 afro 20 000 apartamenteve ne qytetin e Tiranes qe prekin rreth 20 mije familje pra nje popullsi jo me pak se 80 mije qytetare te Tiranes. Duke firmosur kete leter kryebashkiaku Basha shprehu bindjen se Memorandumi i Bashkepunimit me Ministrine e Drejtesise dhe Ministrine e Transporteve do te jape efektet e tij dhe se dergimi i ketyre dosjeve ne Ministrine e Drejtesise ku per secilin
prej ketyre 124 objekteve qe tashme jane pajisur me leje shfrytezimi dhe Bashkia e Tiranes konsideron te gatshme per te perfunduar procesin e hipotekimit.
Pas 11 vitesh
Bashkia e Tiranes e hapur per te gjithe
Vetem dy dite pas betimit ne krye te Bashkise se Tiranes Basha hapi dyert per qytetaret e Tiranes duke pritur dhe takuar cdo kryeqytetas. Pas 11 vitesh Basha thyen bunkerin socialist dhe pret ne zyren e tij me mijera qytetare qe erdhen per ta takuar hapja e dyerve per qytetaret e Tiranes dhe mirepritja e cdo kryeqytetasi ishte nje premtim i bere ne fushate por qe gjate prezantimit te nenkryetarit Panariti Basha ftoi publikisht qytetaret ne Bashkine e Tiranes. Gjate fteses kryebashkiaku tha Bashkia u perket te gjitheve dhe ne do te punojme per interesat e qytetareve pavaresisht perkatesive te tyre politike. Sic e ka theksuar edhe gjate fushates por edhe diten e betimit z. Basha siguroi edhe nje here se qytetaret jane te paret dhe Bashkia eshte ne sherbim te tyre. Ambientet e mbyllura per 11-vjet qytetaret pas me shume se nje dekade gjeten nje dere te hapur per te degjuar problemet e tyre. Vazhdimi i ketij rituali ku takimet me qytetaret e Tiranes vazhdon edhe aktualisht ku kryebashkiaku pret ne zyren e tij dy dite ne jave me dhjetera qytetareve shqetesimet e te cileve ende presin zgjidhje. Takimet e perjavshme te kryeqytetasve me qytetarin e pare te Tiranes cdo te premte mbushin ambientet e bashkise ndersa jane me mijera qytetare te tjere ne pritje per nje takim me kryetarin e Bashkise se Tiranes.
Paketa fiskale
Keshilli Bashkiak miraton heqjen e 60 taksave
Reduktimi nga 60 ne 20 taksa per biznese dhe qytetare nje nga premtimet e kryebashkiakut Basha eshte miratuar qe ne mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak. Drafti qe permbante paketen fiskale per uljen e taksave deri ne heqjen e tyre per disa kategori si qytetaret ashtu edhe bizneset drafti i cili po pergatitet nga grupi i punes ne Bashkia e Tiranes. Krijimi i lehtesirave fiskale per bizneset dhe familjet ne Tirane merret me reduktimin e disa tarifave deri ne eliminimin fare te nje pjese te tarifave per te cilat Bashkia ka nje kosto te caktuar atehere qytetari biznesi konsumatori do te paguaj vetem koston e sherbimit. Ne kete periudhe ka filluar rishikimi i paketes fiskale qe synon si reduktimin e numrit nga 60 premtimi ka qene ne 20 ne fund te katervjecarit te mandatit te pare te kryebashkiakut Basha dhe njekohesisht reduktimin e nje pjese te ketyre taksave dhe tarifave. Nje pjese e madhe e tarifave do te eliminohen duke qene se ne besojme se qytetaret e Tiranes kane te drejte te marrin sherbime nga Bashkia ne rast se jane
taksapagues te rregullt te qytetit te Tiranes.
Karta e Studentit
Perfitojne 100 mije studente te Tiranes
Vetem pak dite me pare kryebashkiaku Lulzim Basha permbushi nje tjeter pike te programit ne 100 ditet e para te qeverisjes ne Bashkine e Tiranes. Para afatit te parashikuar Basha beri publike perfundimin e procesit te kartave te studentit nga ku edhe nenshkroi nje memorandum bashkepunimi me 5 rektore te universiteteve publike te Tiranes. Karta e studentit dokumenti qe do te shperndahet nga Bashkia e Tiranes synon lehtesimin dhe heqjen e disa tarifave per studentet. Gjate prezantimit te kartes Basha tha se disa nga sherbimet e para qe ofron karta e studentit jane hyrje falas ne Muzeun Kombetar ne Galerine e Arteve ndjekjen falas te ndeshjeve te kombetares stadium tarifa zero me sherbimet postare si dhe disa sherbime te tjetra. Sakaq kreu i bashkise pohoi se po punohet me Ministrine e Transporteve per heqjen e tarifave per udhetimin urban per poseduesit e kartes se studentit.
Plani urbanistik
Nisin konsultimet e draftit me eksperte
Dy muaj pas marrjes zyrtarisht te detyres se re kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha nisi punen per hartimin e planit te ri urbanistik. Ne takimin e pare keshillimor ishin te pranishem perfaqesues te njohur te botes universitare ne fushen e inxhinierise dhe arkitektures perfaqesues te shoqerise civile dhe emra te njohur te artit dhe kultures. Tryeza e rrumbullaket synoi thithjen e mendimit te eksperteve urbaniste dhe akademike drejt rruges per hartimin e planit te ri. Duke folur ne kete takim per planin urbanistik te Tiranes kryebashkiaku Basha tha se qyteti perballet me sfida te shumta dhe nje nder to eshte plani i ri urbanistik qe eshte ne interes te qytetareve. Asokohe Basha u shpreh se do te zgjidhim konfliktin artificial te krijuar prej vitesh. Tiranes i ka munguar nje plan urbanistik. Ky plan urbanistik mungon prej 10 vjetesh. Ai theksoi se plani urbanistik prodhon zhvillim per vendin dhe nepermjet tij Bashkia kerkon tu vije ne ndihme grupeve ne nevoje gjithashtu pas 10 muajsh Tirana do te kete planin rregullues te qytetit.
Clirimi i sheshit
Shiriti i Skenderbeut pritet brenda nentorit
Tri vjet pas hapjeve te punimeve ne sheshin Skenderbej dhe vegjetimit gjate gjithe kesaj kohe si kantier ndertimi qendra e kryeqytetit brenda pak ditesh clirohet per tiu rikthyer serish qytetareve te Tiranes. Punimet ne shesh vazhdojne intensive disa prej akseve kryesore jane asfaltuar ndersa eshte kuruar edhe pjesa e gjelber e sheshit. Zgjidhja e ceshtjes se trafikut ne qendren e Tiranes ka qene edhe nje nga prioritet e kreut te bashkise e deklaruar per tu permbushur ne programin per 100 ditet e para te qeverisjes ne Bashkine e Tiranes. Kjo ceshtje brenda pak ditesh merr pergjigje pasi brenda muajit nentor pritet hapja e sheshit dhe rikthimi i qarkullimit te makinave ne sheshin Skenderbej. Hapja e sheshit Skenderbej do te behet per automjetet dhe kembesoret. Perfundimi i punimeve ne kete shesh pritet te ndodhe ne 2 javet e para te nentorit ku ekspertet e bashkise parashikojne edhe zgjidhjen e problemit te trafikut. Keshtu eshte parashikuar qe do te behet hapja e sheshi Skenderbej per levizjen e trafikut por ne menyre te kontrolluar duke vendosur sinjalistiken horizontale vertikale semaforet. Sheshi do te jete i lire per levizjen e trafikut. Eumlshte duke u punuar per te bere sistemimin dhe asfaltimin por edhe gjelberimin e komplet sheshit Skenderbej.
Agjencia e Konsumatorit
Ngrihet struktura marreveshje per monitorimin e tregjeve
Tashme te gjitha produktet ushqimore qe tregtohen ne kryeqytet do te jene nen kontrollin e rrepte te bashkise se Tiranes. Ashtu sic ishte premtuar sot eshte ngritur grupi i punes i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit nga 7 anetare te cilet jane drejtues te institucioneve qe merren me mbrojtjen e shendetit te konsumatorit. Do te pres do te perpunoj te gjitha sugjerimet dhe ankesat qe vijne nga banoret e kryeqyteti mbi cilesine e sherbimeve cilesine dhe sigurine e produkteve qe hidhen ne tregun e kryeqytetit - eshte shprehur asokohe Edmond Panariti nenkryetar i Bashkise se Tiranes. Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit do te kete edhe pushtet ekzekutiv ne rast se konstatohen abuzime me mallrat qe tregtohen. Ne ndihme te saj do te jene te gjitha strukturat e pushtetit qendror qe merren me mbrojtjen e konsumatorit. Nenkryetari i bashkise ka deklaruar se ne perberjen e grupit te punes ne ditet ne vijim do te shtohen edhe perfaqesues te tjere te njohur nga fusha e shendetesise dhe bujqesise.