Frymemarrje e re Tirana prek ndryshimet e para

100 dite ne Bashkine e Tiranes Basha realizon programin Metropoli projektet qe pritet te marrin jete
Me ritmet e nje metropoli me vrullin dhe presionin e kohes qe nuk pret askend edhe Tirana ka nisur te ndieje ndryshimet e para. Pas vitesh kaosi ne kryeqytet gjerat kane nisur te levizin ndersa qyteti po merr fryme. Kryeqendra e Tiranes por edhe gjithe Shqiperise pas vitesh agonie eshte drejt ringjalljes sheshi Skenderbej po i kthehet qytetareve me nje pamje te re. Ndersa trotuaret po clirohen nga uzurpuesit gjithnje e me shume po shtohen hapesirat per kryeqytetasit. Kthimi drejt nje rrjedhe normale ku qytetaret e Tiranes te mund te ecin lirisht ne qytet duket se mbetet edhe nje nga sfidat per Bashkine e Tiranes. E ndersa sot ne 100 dite nga qeverisja ne krye te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka realizuar programin ambicioz te paraqitur diten qe mori detyren si qytetari i pare i Tiranes.
Programi
Diten qe kreu betimin ne Keshillin Bashkiak per te marre me pas detyren e re Lulzim Basha paraqiti para mijera qytetareve qe e kishin votuar nje program ambicioz realizimin e te cilit deklaroi se do te behej brenda 100 diteve te para te qeverisjes. Nje program ambicioz ne qender te cilit jane qytetaret e Tiranes pa dallime partiake. Ne te paren prononcim publik si kreu i Bashkise se Tiranes Basha deklaroi asokohe se bashkia do te qendronte larg sherreve politike per tu fokusuar ne zgjedhjen e problemeve qytetare pa tjetersuar pergjegjesite qe takojne ndersa premtoi hapjen e dyerve te bashkise per cdo kryeqytetas. Sot kjo metode pune eshte kthyer edhe ne axhenden kryesore te ketij institucioni ku cdo jave qytetaret takojne kryebashkiakun per te zgjidhur problemet dhe ankesat e tyre. Nje vizion ndryshe per kryeqytetin permes krijimit te nje tjeter marredhenie te Bashkise se Tiranes me qytetaret i kane rikthyer besimin kryeqytetasve.
Projektet
Te shumta jane projektet qe pritet te marrin jete ne kryeqytet. Mesohet se aktualisht administrata e bashkise po punon per nisjen e procedurave per hartimin e dy projekteve madhore per Tiranen zgjerimin e bulevardit Zogu I dhe tramvajit per linjen Kombinat - Qender - Kinostudio. Jane te dyja projekte qe kane gjetur mbeshtetje financiare nga partneret nderkombetare. Per kete pritet qe tenderi i tramvajit do te mbahet brenda ketij viti. Ky projekt konsiderohet me vlere per zgjidhjen e trafikut dhe lehtesimin e qarkullimit te automjeteve ne Tirane. Tenderi pritet te mbahet brenda ketij viti dhe mesohet se Drejtoria e Urbanistikes ne Bashkine e Tiranes po pergatitet per nisjen e procedurave per zhvillimin e tenderit. Paralelisht me keto projekte grupi teknik i ngritur ne bashki po konsultohet me specialiste e arkitekte per hartimin e planit urbanistik. Konsultimet po behen ne nivel specialistesh po mesohet se do te kete edhe takime ku do te degjohet zeri i qytetarit. Ashtu sikurse ka premtuar Basha Plani i ri Rregullues pritet te jete gati ne maj te 2012-s.
Mbeshtetja
Jo vetem projekte infrastrukturore Bashkia e Tiranes ka nje sere projektesh qe pritet ti japin jete dhe frymemarrje qytetit. Fakt per realizimin e tyre eshte edhe mbeshtetja e siguruar nga partnere nderkombetare. Gjate ketyre muajve Basha ka zgjeruar harten e bashkepunetoreve qe mbeshtesin projektet dhe nismat e Bashkise se Tiranes. Jo vetem bashkepunetore por edhe financues te projekteve per kryeqytetin. Keshtu pas mbeshtetjes te garantuar nga partnere si Bashkimi Evropian Banka Boterore Ambasada Amerikane OSBE-ja kryebashkiaku Lulzim Basha ka siguruar brenda pak kohesh edhe nje tjeter aleat te projekteve per Tiranen shtetin e Kuvajtit. Rrjeti i bashkepunimit te Bashkise se Tiranes per zhvillimin e projekteve per kryeqytetin ka nje shtrirje te gjere qe nga Evropa Amerika Australia e deri ne Gjirin Persik.
Programi ambicioz per 100 ditet e para te qeverisjes i realizuar-Ngritjen e strukturave te posacme per mbrojtjen e konsumatorit nxitjen e investimeve te
biznesit te punesimit si dhe te strukturave qe garantojne konsultim te vazhdueshem me qytetaret dhe grupet e interesit.
-Nisjen e procesit te pergatitjes dhe konsultimit te planit urbanistik te qytetit dhe nderhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e ceshtjes se trafikut ne qendren e Tiranes.
-Adoptimin dhe zbatimin e masave per mundesimin e hipotekimit te banesave te pa hipotekuara.
-Hedhjen e bazave per nje sistem te ri te financave te bashkise qe bazohet tek taksat dhe tarifat e reduktuara shpenzime produktive dhe transparente.
-Eliminimin e 60 llojeve te taksave/tarifave si dhe pergatitjen e paketes fiskale dhe te
shpenzimeve per 2012-n.
-Pergatitjet per leshimin e kartes se studentit me tarifa zero dhe/ose te reduktuara lidhur me sherbimet bashkiake