Në Kosovë arrin kontingjent i ri i KFOR-it nga Sllovenia

Prishtinë, 18 gusht – Nga 330 ushtarë të kontingjentit, të cilin Sllovenia do ta dërgojë në Kosovë, në kuadër të misionit paqësor të KFOR-it, 280 do të marrin detyrën në gusht, ndërsa numri tjetër në Kosovë do të arrijë gjatë shtatorit dhe tetorit, njoftojnë mediet serbe.
Komandanti i Brigadës, Danimir Furllan, ka deklaruar sot duke iu drejtuar ushtarëve në Cele se detyra e kontingjentit ka mundësi të jetë më e vështirë në krahasim me të kaluarën. Furllan ka theksuar se numri i pjesëtarëve të forcave paqësore në Kosovë është zvogëluar, që do të thotë se numër më i vogël ushtarësh do të kryejnë detyrat e njëjta sikurse edhe kontingjenti më i madh, të cilin do ta trashëgojë, ka transmetuar agjencia e lajmeve sllovene STA.
Kontingjenti paraprak slloven i KFOR-it, ka numëruar 349 ushtarë. Shumica e ushtarëve sllovenë do të vendosen në Pejë, ndërsa të tjerët në bazat në Prishtinë dhe Novosellë.
Në Kosovë aktualisht gjenden 10 mijë ushtarë të NATO-s, ndërsa planifikohet reduktimi i numrit të tyre në rreth 5 700.
Sllovenia dërgon ushtarë në përbërje të kontingjentit të KFOR-it në Kosovë që nga janari i vitit 2000, ndërsa më 2007 ka marrë përsipër rajone, të cilat janë nën komandën e saj, ndërsa më herët kontingjenti slloven ka qenë në kuadër të Batalionit me komandë të shteteve të tjera.