Nga janari 2013, kompensimi do të bëhet 100% dhe jepet me këste
03/06/2011 Qeveria miraton planin për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë para Gjykatës Evropiane
Skema aktuale e kompensimit financiar do të zëvendësohet në janar 2013, duke përfshirë edhe kompensimin fizik të ish-pronarëve. Skema e këtij viti, edhe pse ndryshoi me vendimin e marsit 2011, është konsideruar kalimtare. Pas janarit do të fillojë kriteri i ri, sipas të cilit masa e kompensimit do të jetë 100% dhe do të shpërndahet me këste të barabarta. Kompensimi do të kryhet automatikisht nga vetë shteti. Madje parashikohet që kompensimi të bëhet në natyrë dhe jo në të holla, që të ulet fatura financiare për shtetin. Skema e re, që quhet definitive, do të marrë në konsideratë dhe problemet praktike që u trajtuan në kuadër të skemës kalimtare të vitit 2011 dhe do të jetë pjesë e ndryshimeve që parashikohen të bëhen në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës deri në fund të nëntorit 2011. Kjo skemë parashikohet të diskutohet gjatë muajve qershor-korrik të këtij viti me ish-pronarët dhe grupe të tjera interesi të interesuara.
Kushti i Evropës për planin
Gjithnjë e më shumë ish-pronarë janë drejtuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të gjetur zgjidhje për çështjet e pronësisë. Ky fakt i ka kushtuar shtetit shqiptar jo vetëm një faturë shumë të lartë financiare për t’u paguar këtyre shtetasve, por në të njëjtën kohë ka nxjerrë si domosdoshmëri hartimin e një zgjidhjeje më të drejtë për ish-pronarët në sistemin gjyqësor shqiptar. Parë situatën dhe problemet e ngritura shpeshherë për çështjet e pronësisë, qeveria ka hartuar një plan veprimi për zgjidhjen e tyre sipas memorandumit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Vendimi është miratuar nga qeveria më 29 prill 2011 dhe ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Masat e marra kanë të bëjnë me ndryshimin e skemës së kompensimit, e cila është menduar të ndahet në dy pjesë, skema kalimtare për vitin 2010 duke reflektuar problematikën më kryesore të identifikuar nga GJEDNJ, dhe skema definitive që përfundimisht do të ofrojë një skemë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë ish-pronarët. Skema definitive do të fillojë të zbatohet nga janari 2013. Ndërkaq, u konsiderua e drejtë që kompensimi të mos ndërpritej. Kjo pasi do të cenoheshin pritshmëritë e ligjshme të ish-pronarëve, të cilët janë në pritje të kompensimit prej vitesh. Procesi i kompensimit financiar ka filluar relativisht vonë, vetëm në vitin 2005, rrjedhimisht ka shumë ish-pronarë në pritje të kompensimit nga viti 1993 deri në 2005-n.
Skema kalimtare për vitin 2011
Në mars 2011 u miratua vendimi i qeverisë për një skemë të thjeshtuar dhe të drejtë për kompensimin e subjekteve. Skema e re është konceptuar të marrë parasysh praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së për Shqipërinë, veçanërisht respektimin e parimeve të barazisë dhe të drejtësisë. Kriteri për kompensim me vlerën e sipërfaqes fikse prej 200 m2 është zëvendësuar. Skema e re synon arritjen e një balancimi proporcional mes pronarëve. Në praktikë mund të ndodhë, nëse do të zbatohet një skemë kompensimi e pastër me përqindje fikse, që një ish-pronar që disponon një vendim kompensimi për një pronë të vogël të marrë një shumë të papërfillshme kompensimi, për shkak të vlerës së ulët që mund të ketë prona e tij. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që pak ish-pronarë, që kanë vendime për kompensim në zona ku prona ka vlerë të lartë, të shterojnë të gjithë fondin financiar në dispozicion. Duke pasur parasysh këto raste, synohet që të përfitojë një numër i arsyeshëm pronarësh dhe secili prej tyre të marrë një shumë të arsyeshme kompensimi.
Skema definitive
Skema e re ligjore për kompensim do të fillojë në janar 2013. Skema do të operojë bazuar në një bazë të dhënash të digjitalizuar, sipas të cilave AKKP-ja në kohë reale është në gjendje të kontrollojë situatën hartografike dhe juridike të dosjes, mbi bazën e së cilës janë dhënë vendimet e kompensimit. Mbivendosjet e mundshme hartografike të vendimeve për kompensim do të dalin të qarta nga baza e të dhënave. Ndërtimi i kësaj baze të dhënash parashikohet të jetë rreth 900 000 euro. Informacioni hartografik dhe ligjor do të jetë plotësisht i shkëmbyeshëm mes institucioneve.
Tabelë
Skema e re e kompensimit financiar:
1. Përfitojnë ish-pronarët me vendime përfundimtare dhe të ekzekutueshme për kompensimin.
2. Masa e kompensimit do të jetë 100% dhe do të shpërndahet me këste të barabarta, derisa të arrihet kompensimi 100% për çdo pronar.
3. Subjektet do të paraqesin kërkesë sipas një formulari tip. Kriteret do të përcaktohen në ligj.
4. Kërkesat do të regjistrohen në një bazë elektronike të dhënash në rend kronologjik, duke marrë parasysh jo datën e kërkesës, por datën e vendimit më të hershëm për kompensim për një pronë të caktuar. Kur disponohen vendime kompensimi për prona të ndryshme, secili prej tyre mendohet të regjistrohet në radhë kronologjike sipas datës që mban, pavarësisht se subjekti i shpronësuar është i njëjti.
5. Në përfundim të periudhës 6-mujore të shprehjes së vullnetit, AKKP-ja kryen procedurat për shpërndarjen e fondit të kompensimit. Kështu do të dihet numri i pronarëve që kërkojnë kompensim dhe do të mund të vlerësohet fatura financiare.
6. Shteti do të mund të përcaktojë llojin e kompensimit që do të përfitojë subjekti për çdo këst kompensimi në varësi të fondit fizik apo financiar që ka në dispozicion në momentin kur trajton një subjekt të caktuar. Subjektet nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim në njërën apo tjetrën formë. Në rast se subjekti refuzon të pranojë kompensimin e dhënë, e humbet të drejtën për kompensim për atë këst/pjesë.
7. Kompensimi do të kryhet automatikisht nga vetë shteti.
8. Pas përcaktimit të faturës financiare do të parashikohet afati se kur përfundon ky proces.
9. Kompensimi në natyrë do të ketë përparësi në raport me kompensimin financiar.
10. Kompensimi do të marrë parasysh kriterin kronologjik dhe sipas zonave kadastrale, në të cilat fondi fizik i kompensimit është në dispozicion. Nëse ka fond fizik brenda qarkut ku ndodhet prona e kompensuar, kompensimi fizik do të jepet në këtë qark. Në të kundërt jashtë qarkut, por gjithsesi sa më afër qarkut ku ndodhet prona e kompensuar.
11. Nëse ka përplasje mes subjektesh për kompensim mbi të njëjtën pasuri, ata duhet t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e konfliktit. Në të kundërt, të gjitha subjektet në fjalë humbin të drejtën për kompensim për pjesën e mbivendosur.
12. Logjika e pikës 11 ndiqet për kompensimin me pjesëmarrje në privatizimin e aksioneve të shoqërive shtetërore.
13. Përcaktimi i fondit për kompensim fizik sistematik do të përfundojë brenda fundit të vitit 2018. Ndërkohë, deri në bërjen efektive të fondit për kompensim fizik sistematik, do të shpërndahet fondi fizik që kohë pas kohe do të jetë gjendje.
Problematika
Qeveria ka propozuar një sërë masash në funksion të zgjidhjes së problematikës së pronave në Shqipëri. “Gjykata Evropiane ka vlerësuar, gjithashtu, se sistemi juridik vendas nuk ofron mjete ligjore efektive ankimi për adresimin e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, çfarë përbën cenim të së drejtës së ankuesve për mjete efektive ankimi, sipas nenit 13 të Konventës”, thekson plani i veprimit. Problematika lidhet me mungesën e koordinimit për qarkullimin e dokumentacionit, kuadri ligjor për pronat ka nevojë të konsolidohet dhe të thjeshtohet për të përcaktuar procedura të thjeshta dhe transparente kompensimi. Gjithashtu, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar i pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht mungon një hartë kombëtare unike e pronësisë. AKKP-ja nuk ka bazë elektronike unike të dhënash për vendimet, të cilat në vetvete nuk janë të përditësuara, kryesisht në drejtim të ndryshimeve që mund të kenë pësuar në rrugë gjyqësore. Nuk ka përfunduar procesi i legalizimeve për aplikimet e mbetura, si dhe nuk ka përfunduar identifikimi i fondit fizik të pronave që do të shërbejnë për procesin e kompensimit fizik.
Shoqata e ndërtuesve
Regjistrimi i pallateve të reja,
do të hartohet ligj i veçantë
Regjistrimi i pallateve të reja pritet të zgjidhet me anë të një ligji të veçantë. Burime nga Shoqata e Ndërtuesve theksojnë se po punohet për hartimin e një ligji dhe shumë shpejt pritet që drafti të jetë gati. Janë rreth 400 pallate të ndërtuara vitet e fundit, që kanë kaluar procesin e legalizimit dhe presin të regjistrohen, por për një pjesë të madhe të tyre pengesë është bërë një urdhër i Tatimeve, që pengon regjistrimin deri në momentin kur firmat përkatëse të kenë shlyer detyrimet tatimore. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, ky urdhër është bllokues dhe i paarsyeshëm, sepse përfshin edhe detyrime të tjera që nuk lidhen me objektin për regjistrim, madje një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve kanë lindur në periudha të mëvonshme. Ndërtuesit propozuan fillimisht që regjistrimi i pallateve të reja të përfshihej në ligjin e faljes, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Ministria e Financave. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, janë rreth 50 milionë euro detyrime fiskale që do të mblidhen nga regjistrimi i këtyre ndërtimeve. Nëse zgjidhet nyja në fjalë, Shoqata parashikon që procesi i regjistrimit të jetë i shpejtë dhe të përfundojë brenda këtij viti për të gjithë ndërtimet e përfshira në të. Mijëra familje presin ende të marrin certifikatën e pronësisë, ndonëse i kanë blerë apartamentet e tyre prej vitesh.
Falja fiskale
Ndryshon procedura për
rivlerësimin e apartamenteve
Me anën e një udhëzimi të ri, Ministria e Financave ka saktësuar procedurën për rivlerësimin e banesave, proces që përfshihet në ligjin e faljes fiskale. Sipas udhëzimit, aplikuesi nuk mund të çojë dikë tjetër me prokurë, por duhet të paraqitet personalisht për të bërë rivlerësimin në zyrën vendore të hipotekës, procedurë që në udhëzimin e parë ishte e parashikuar. Me një dokument identifikimi pranë ZVRPP-së, aplikuesi depoziton në dy kopje formularin e aplikimit, i cili shqyrton të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentacionin bashkëlidhur (nëse ka). Gjithashtu është ndryshuar edhe afati prej 10 ditësh i parashikuar paraprakisht si kusht që punonjësi i ZVRPP-së të bënte verifikime. Afati 10-ditor është përcaktuar pas pagesës që duhet të bëjë aplikuesi për tatimin e rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme, e cila do të llogaritet 1% e diferencës midis çmimit të rivlerësimit me çmimin e blerjes së pasurisë në kontratën paraardhëse të shitblerjes. Gjithashtu është hequr edhe pika që parashikonte rastet kur pasuria e paluajtshme e regjistruar në ZVRPP nuk ka një kontratë paraardhëse shitblerjeje, procedurë të veçantë nëse individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme.
Falja e kontributeve
Hiqet pagesa brenda vitit për
ndërmarrjet me kapital shtetëror
Udhëzimi parashikon edhe heqjen e kushtit për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore brenda afatit të zbatimit të ligjit për institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet me kapital të përbashkët me shtetin. Në udhëzimin e mëparshëm të datës 18 maj 2011 parashikohej si kusht afati për pagesën e kontributeve të këtij viti, ndërsa ndryshimi i udhëzimit është bërë ditët e fundit. Kështu për personat fizikë dhe juridikë, parashikohej që ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital tërësisht shtetëror, institucionet shtetërore, buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjet e shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personat juridikë e fizikë privatë, të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave, me kusht që kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të paguhen brenda afatit të zbatimit të ligjit. Ky kusht kohor është ndryshuar me udhëzimin e fundit, duke mos e përcaktuar qartë nëse pagesa duhet të bëhet brenda këtij viti apo jo.