Nga janë nisur shqiptarët dhe ku janë kthyer?
“Në mejdanin ndërkombëtar të albanologëve të botës… Nuk duhet harruar kurrë që, pa mbajtur parasysh këto kritere të domosdoshme, sado e bukur që të jetë pjatanca, sado e pasur të jetë garnitura, për shqiptarët një gjellë e tillë do të mbetet gjithmo
Prof. Istvàn SCHUTZ (Universiteti i Budapestit)
Shkruar shqip nga autori
Meqenëse disa rrethana të papritura më dhanë mundësinë dhe nderin e pamerituar që të mbaj unë ligjëratën e parë në Seminarin e këtij viti (Kumtesë e mbajtur në Seminarin Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare, Prishtinë, 2006 – shën. i redak.), më lejoni që, si një hyrje të shkurtër, t’Ju them disa fjalë. Kolegët dhe miqtë, të cilët më njohin që nga fillimi i viteve ’80, janë mësuar që në shumicën e rasteve kam mbajtur këtu ligjërata dhe kumtesa me një karakter më shumë ose më pak kritik. Si një hulumtues i huaj, para mëse gjysmë shekulli kam zënë dashuri me një nuse me një bukuri të përjetshme, me gjuhën shqipe. Sjelljen time ndaj shqipes, ndaj shqiptarizmit sot mund ta formuloj duke huazur një mendim të bukur të rrjedhur nga veprimtaria e akademikut Tuaj të nderuar Rexhep Qosja dhe të shfaqur në një vjershë të mrekullueshme të poetit më të madh të sotëm shqiptar, Ali Podrimja. Ky mendim i ndriçuar – me një ndërrim të vogël timin – tingëllon kështu:
Shqipja (ose shqiptaria) është gjaku im e nuk falet... d.m.th. kushdo, kurdo e kudo që të cënohen interesat mbarëshqiptare, ato duhen mbrojtur pa vonesë, menjëherë dhe rreptësisht. Në frymën e kësaj parulle e kam hartuar edhe ligjëratën time të sotme, së cilës i kam vënë titullin e mësipërm... Këtë ligjëratë duhet ta filloj me një rrëfim: gjatë 58 viteve të kushtuara shqipes dhe studimeve albanologjike, një pyetje e tillë kurrë nuk më ka bezdisur në veprimtarinë time. Së paku, deri në shtatorin e vitit të kaluar, kur mora në dorë numrin e 3 shtatorit të së përditshmes Koha, e cila e ka botuar artikullin e profesorit Hysni Hoxha me titullin Me paragjykime kundër origjinës shqiptare të këngëvekreshnike. Vetë titulli i artikullit më kujtoi një mendim të albanologut gjerman Maximilian Lambertz, të shfaqur në monografinë e tij të njohur Die Volksepik der Albaner (Epika popullore e shqiptarëve), Halle, 1958, f.125: “Eposet tona të shkurtra shfaqin një mori albanica-sh, një provë se nuk mund t’i jepet përgjigje pa një pa dy pyetjes a janë këto epose me prejardhje serbe apo shqiptare, bile, si do ta paraqesim më vonë më hollësisht, vetë mënyra e të pyeturit është e shtrembër...” Këtë përfundim të shkencëtarit gjerman e kam lexuar para mëse njëzet vjetësh, kur në këngën Muji dhe Jevrenija kam zbuluar papritmas gjurmët e Kumanëve të zinj, zbulim i cili më ka joshur të bëja një udhëtim ngashënjyes në mesjetën e historisë së disa popujve ballkanas.
Vetëkuptohet që e kam lexuar me interes sa vinte më të madh artikullin e profesorit Hysni Hoxha. Meqenëse botimin anglisht të këngëve të kreshnikëve (Robert Elsie & Janice Mathie-Heck, Songs of the Frontier Warriors, Wauconda, Illinois 2004) nuk e kam parë dhe libri nuk gjendet në bibliotekën qendrore të Hungarisë, iu drejtova redaksisë së gazetës, duke i kërkuar numrin e 5 shkurtit 2004 të gazetës, në të cilin, sipas autorit të artikullit, është botuar shqipërimi i parathënies së shkurtuar të botimit anglisht. Për fat të keq, data e burimit ishte e gabuar dhe kështu mbeta pa tekstin origjinal. Duke u nisur nga bindja ime që ky Seminar do të ishte mjedisi më i mirë për sqarimin e këtij problemi, në frymën e këngëve i kam bërë një sfidë albanologut Robert Elsie që të dalë këtu dhe sot në mejdanin ndërkombëtar të albanologëve të botës. Le ta mbrojë me arsyetime shkencore përfundimin e tij, i cili i fyen rëndë shqiptarët, dhe le t’u japë përgjigje disa pyetjeve, të cilat rrjedhin në mënyrë logjike nga parathënia e tij. Më vonë kam marrë vesh që, sipas mendimit të tij, një sfidë e tillë është pa vend, sepse gjoja do të bazohej mbi një shtrembërim të fjalëve të tij në shqipërimin e një interviste të dhënë një përfaqësuesi të shtypit shqiptar. Fjalia e shtrembëruar do të kishte qenë në mënyrë korrekte: “... (në rastin e këngëve të kreshnikëve) nuk mund të flasim për një përkthim të drejtpërdrejtë (kupto: nga serbishtja në shqipe)...”
Më në fund, çështja u sqarua me ndihmën e kolegëve dhe miqve të Tiranës, të cilët më kanë dërguar anglisht një kopje të parathënies përkatëse. Nga teksti anglisht del qartë që zemërimin e profesorit Hysni Hoxha nuk e ka shkaktuar ndonjë “shtrembërim” në shqipërimin e tekstit të albanologut Robert Elsie. Ja shqipërimi korrekt i tekstit anglisht: “Nisur nga kjo dhe nga termat e spikatur sllavë në disa këngë, mund të duket qartë se ne jemi duke shqyrtuar trungun e lëndës orale, e cila ka shumë mundësi që pas shekujsh zhvillimi u kristalizua në mjedisin sllav dhe e cila më pas do të transmetohej nga këngëtarë dygjuhësh në (disa thoshin kthim në) një mjedis shqiptar.” Madje, as vazhdimi i tekstit anglisht nuk na jep ndonjë ngushëllim: “Për këtë shkak është e kuptueshme që të ketë mjaft përkime midis poezisë epike shqiptare dhe boshnjake. Ato kanë një prejardhje të përbashkët dhe në thelb ato pasqyrojnë një kulturë të përbashkët...” Dhe këto mendime janë formuluar në bazë të 23 këngëve të ciklit të kreshnikëve, të botuara në Visaret e kombit, në vitin 1937! Domethënë, në bazë të një të katërtës së këngëve të njohura dhe të botuara gjer më sot!
Dhe me këtë konstatim e kemi vënë gishtin mbi pikën më të dobët të arsyetimit të autorit të parathënies: Si mund të nxjerrësh përfundime objektive mbi një vepër të madhe duke u mbështetur vetëm mbi njëzet e tri këngë, duke lënë mënjanë rreth njëqind këngë të tjera?
* * *
Duke lexuar listën e burimeve dhe të folkloristëve të huaj të konsultuar nga Robert Elsie, gjejmë dy hulumtues amerikanë, Milman Parry (i vdekur në vtitin 1937) dhe asistentin e tij Albert Lord, si edhe profesorin gjerman Maximilian Lambertz. Të dy amerikanët e përqendronin vëmendjen e tyre mbi këngët serbokroate dhe nuk dinin shqip (Albert Lordi së paku kishte filluar të mësonte shqip – dy muaj në 1937 – kur u kthye në Ballkan dhe bëri një udhëtim nga Shkodra deri në Kukës, duke mbledhur mbi njëqind këngë epike shqip). Kurse profesori M. Lambertz, nga ana e tij, e ka përvetësuar aq thellë dhe hollësisht shqipen, saqë ka përpiluar një fjalor shqip (gegërisht) – gjermanisht, një gramatikë të gegërishtes, pastaj në monografinë e tij të përmendur më lart ka përkthyer gjermanisht (në prozë) njëzet këngë të ciklit, madje ka përkthyer (në vargje) eposin e famshëm të Gjergj Fishtës Lahuta e Malcis. Mirëpo, për fat të keq, Robert Elsie mbështetet vetëm mbi dy amerikanët dhe disa hulumtues të tjerë për të formuluar përfundimin e tij të gabuar, pa cituar mendimet dhe përfundimet e shkencëtarit gjerman, i cili sa rronte, ishte dhe vazhdon të mbetet edhe sot specialisti më i mirë i huaj i epikës popullore shqiptare. Në monografinë e tij ai provon me shumë shembuj konkretë si duhet vepruar për të caktuar në rastin e secilës këngë burimin e frymëzimit, prejardhjen e saj shqiptare ose serbe. Nga arsyetimet e shkencëtarit gjerman del qartë që toponimia, d.m.th. emrat gjeografikë të përmendur në këtë cikël këngësh, nuk janë prova bindëse nga pikëpamja e prejardhjes. (Në lidhje me këtë, më lejoni, të dashur miq, t’Ju përmend përvojën time të fituar gjatë viteve ’80, kur u organizua në Prishtinë kongresi etnografik dhe folkloristik i Jugosllavisë. Edhe unë kam marrë ftesë, por nuk kisha mundësi të vija dhe kumtesën time, frëngjisht dhe shqip, ua kam dërguar me postë organizatorëve të kongresit. Kisha zgjedhur si temë enigmën toponimike të emrit të qytetit të Budimit, i cili përmendet shpeshherë jo vetëm në ciklin e Mujit dhe të Halilit, por edhe në eposin serb Junaèkè pesme. Këtë të fundit e kam lexuar (të dy vëllimet e viteve 1843-44) me ndihmën e njohurive të mia të kufizuara në fushën e bullgarishtes dhe të rusishtes. Përfundimi i nxjerrë pas leximit të një lënde të gjerë më ka befasuar edhe mua. Sepse ka dalë sheshit që në shumicën dërrmuese të rasteve kemi të bëjmë me qytetin e Vidinit në bregun e Danubit dhe vetëm në disa raste të rralla ka gjasë që me këtë emërtim të shënohej kryeqyteti i largët mesjetar i Hungarisë Buda – serbisht Budim).
Albanologu Robert Elsie merret në rend të parë me letërsinë shqipe dhe në këtë fushë ka një veprimtari mjaft të gjatë dhe të frytshme, por në këtë fushë ke më pak mundësi t’i vësh re paragjykimet që gjenden gati në çdo hap në vepra të historianëve dhe të gjuhëtarëve të huaj, kur ata shfaqin mendimet e tyre mbi shqiptarët. Këta hulumtues, më duket, kanë një veçori të përbashkët të jashtme, pavarësisht nga kombësia e tyre: ata i shohin shqiptarët me disa veshoke të posaçme serbe. Kjo vlen në radhë të parë në rastin e hulumtuesve anglishtfolës, midis të cilëve u gjet një përjashtim i vetëm pozitiv, anglezi Noel Malcolm, autori i monografisë Kosovo a Short Story (Cambridge, 1998), të cilit zotërinjtë e lartpërmendur i kanë vënë menjëherë etiketën “një autor i cili anon nga shqiptarët”. Gjatë hartimit të monografisë sime Njolla të bardha në Ballkan (2002), e kam lexuar edhe veprën historike reprezentative të profesorit amerikan nga Miçigani John V.A.Fine, Jr. The Early Medieval Balkans dhe The Late Medieval Balkans (Michigan, 1997 dhe 2000, përkatësisht bleun e parë në botim të tretë, bleun e dytë në botim të dytë), gjithësej 1.019 (336+683) faqe me nga një hartë të Ballkanit mesjetar. Në këtë monografi, e cila mbahet si një bibël për historinë mesjetare të Ballkanit në botën anglo-amerikane, autori u jep luftërave ngadhnjimtare të Skënderbeut vetëm dy faqe, d.m.th. rreth 150 rreshta! Dhe kështu autori nuk na befason aspak kur e lë në heshtje krijimin e Principatës së Arbanonit ose kur familjen e Bashajve e quan me konsekuencë Balsiae. A nuk është ky një qëndrim me paragjykim ndaj shqiptarëve?..
* * *
Mund ta lexoj dhe ta rilexoj sa herë që dua parathënien e Robert Elsiet dhe nuk gjej asnjë sqarim, pse nuk ka përmendur në të asnjë argument, asnjë arsyetim të logjikshëm dhe të sprovuar të profesorit Maximilian Lambertz. Natyrisht, tani nuk do t’Ju paraqes listën e gjatë dhe të pasur të këtyre sprovave të gjuhëtarit gjerman, por do të kufizohem që t’Ju tregoj vetëm disa prova konkrete dhe bindëse nga përvoja ime.
Prova e parë është lidhur me këngën Muji dhe Jevrenija, e botuar edhe në vëllimin përkatës të Visareve të kombit. Në këtë këngë, rreth 25 vjet më parë, kam zbuluar gjurmët e Kumanëve (në tekstin shqip gumanëve) të zinj. Bijtë e këtij etnosi aziatik jo vetëm përmenden në këtë këngë, por na jepen edhe disa veçori karakteristike të tyre, atje përmendet bile edhe rruga e Kumanëve, të cilët sipas këngës ishin të krishtëruar! Këta Kumanë, në shek. XI-XIII, ishin të vendosur në bregun e majtë të Danubit të Poshtëm, duke luajtur një rol vendimtar në krijimin e Caratit (mbretërisë) bullgaro-vllah dhe në themelimin e Vllakisë dhe të pushtetit të dinastisë vllahe të Basarabenjve, duke ndihmuar edhe sundimtarët bullgarë në luftërat e tyre kundër zhupanëve serbë. Gjurmët e drejtpërdrejta të këtyre Kumanëve nuk i gjejmë fare në eposin serb Junaèke pesme, megjithëqë në këtë epikë popullore Vllakia përmendet me emrin Karavlaska, kurse sundimtari Mirça Plaku i shek. XIV si karavlaskog vojevod. Domethënë, me mbiemrin kara – i zi, duke shënuar – në topografi ose në onomastikë – sipas zakonit të popujve turq të stepës së madhe, një vendbanim të pushtuar ose banorë në pakicë të një vendi. Rruga e Kumanëve ishte lugina e Maricës dhe e Vardarit, kurse tokën e Dalmacisë e të Bosnjës ata nuk e kanë shkelur kurrë. (Fushata e përgjakshme në trevat e Dalmacisë gjatë viteve 1920, me djegien e qendrës fetare në ièa, të ndërtuar nga Sava, e kanë bërë ushtarët e Hordhisë së Artë të kanit të madh të mongolëve). Domethënë kënga e Mujit dhe e jevrenijes ka si bazë një këngë popullore epike të vjetër të barinjve shqiptarë, të cilët bashkëjetonin me Kumanët e vendosur midis tyre deri në asimilimin e plotë të këtyre të fundit. Për këtë arsye rapsodët shqiptarë i kanë njohur nga afër, personalisht, duke qenë fqinj shekuj me radhë.
Kënga tjetër na tregon bejlegun e Mujit me Gogë Lltinin. Sipas profesorit Eqrem Çabej (Studime etimologjike në fushë të shqipes, bleu IV, Tiranë 1966, f.270-271) fjala gogë është një ofiq i arumunëve e i shqeve ortodoksë: murator, njeri i trashë e i pagdhendur... Albanologu Juaj i shquar vë re, me rastin e kësaj fjale, që “gogët në etnografinë e Shqipërisë së Veriut shfaqen si një fis i vjetër i zhdukur, që morën kuptimin e gjigandëve e të demonëve...” Përsa i përket fjalës Lltini, kjo përdoret në këtë këngë me kuptimin “latin”, d.m.th. një i krishterë besimtar i Romës. Para fillimit të bejlegut, duke caktuar rregullat e dyluftimit, Muji bën një vërejtje aspak lëvduese, duke i thënë kundërshtarit të tij: “Ti, Gogë Lltini besën s’e ke”, d.m.th. ai i përket një etnosi, mënyrën e jetesës së të cilit nuk e rregullon kanuni i vjetër. Edhe kjo këngë e ciklit u duhet shtuar albanicave të shumta të përmendura nga profesori Maximilian Lambertz. Sepse boshnjakët s’e kanë njohur as Kanunin, as muratorët arumunë.
Në parathënien e botimit anglisht ka edhe një fjali tjetër e cila tingëllon shtrembër. Autori i parathënies shfaq mendimin e tij se poezia epike boshnjake dhe ajo shqiptare “në thelb pasqyrojnë një kulturë të përbashkët...” Për çfarë kulture të përbashkët flet albanologu Robert Elsie? Gjer më sot kurrë nuk kam dëgjuar që do të kishte pasur një kulturë të përbashkët shqiptaro-boshnjake. Të dy popujt (nga ana e shqiptarëve vetëm rreth 80 % e popullsisë kanë me të vërtetë një veçori të përbashkët: të dy janë myslimanë dhe si pasojë ata kanë edhe disa zakone (fetare) të përbashkëta. Sfondin autokton shqiptar të këtyre këngëve e përbëjnë edhe figurat mitologjike dhe lidhjet e këtyre me të dy protagonistët e ciklit, pastaj figura karakteristike të përrallave popullore, nocione të ndryshme të së drejtës zakonore – d.m.th. një mori emrash dhe nocionesh të panjohura në mjedisin boshnjak, të cilët as nuk mund të jenë përbërës organikë të kulturës boshnjake!
* * *
Përsa u përket malësorëve malazias, është e vërtetë që ka mjaft përkime fjalësh (nocionesh) midis shqipes dhe së folmes së këtyre malësorëve sllavë, bile disa fjalë malaziase gjenden edhe në fjalësin e Kanunit të Lek Dukagjinit. Por në bazë të depërtimit të këtyre fjalëve në shqipe, a mund të flasim për një “sfond të përbashkët kulturor” shqiptaro-malazias të Kanunit? A mund të lihen mënjanë dëshmitë dhe provat historike? Në kohën e fillimit të dyndjeve sllave në Ballkan shqipja ishte një gjuhë e folur, stërgjyshërit e krishtëruar të shqiptarëve jetonin në malësitë e tyre gati në po ato kushte ekonomiko-shoqërore si në prag të shpalljes së Shqipërisë së pavarur, në kushtet e shoqërisë fisnore patriarkale. Gjuhëtari rus V.M. Selishçev në monografinë e tij të njohur Slavjanskoje naselenie v Albanii (Popullsi sllave në Shqipëri, Sofje 1931, ribotuar në fotokopje në Bohlau të Gjermanisë më 1978 dhe në Sofje më 1981), na provon me prova të shumta asimilimin e plotë të grupeve të ndryshme sllave në mjedisin shqiptar. Këto grupe i kanë mësuar shqiptarët që në vend të djegies së pyjeve të shpyllëzojnë tokat për qëllime bujqëore dhe të përdorin vegla bujqësore më të zhvilluara. Ato kanë ruajtur fjalësin e tyre të kufizuar, duke pasuruar shqipen me qindra huazime. Por as në rastin e këtyre sllavëve nuk mund të flasim për një kulturë të përbashkët. Stërgjyshërit e malaziasve, nga ana e tyre, kanë ardhur me dallgën e dytë të dyndjeve sllave, duke gjetur midis maleve të Diokleas disa fise ilire malësore pak të romanizuara, të cilat i kishin ruajtur kulturën dhe zakonet e tyre të lashta. Domethënë, stërgjyshërit fusharakë të malaziasve janë vendosur mbi një substrat ilir të romanizuar në po ato kushte gjeografike-klimatike si mjedisi i fiseve shqiptare malësore. Ata e kanë mësuar nga shqiptarët jo vetëm “zanatin” e tyre të ri, blegtorinë shtegtuese, por edhe një formë të re jetese. Duke u martuar me fqinjët e tyre të rinj, malaziasit kanë përvetësuar pa dyshim mjaft zakone dhe besime ilire, duke ndërtuar shoqërinë e tyre fisnore, midis të tjerave edhe zakonin e vëllamërisë (probatimsvo). Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata do të kishin krijuar një kulturë të përbashkët me malësorët shqiptarë. (Përsa u përket grupeve të tjera sllave, ato kanë zgjedhur fushën dhe zonat e ulëta kodrinore dhe kanë hipur në zonën e pyjeve të thata vetëm duke kërkuar mjaltë dhe drurë të përshtatshëm për të djegur thëngjij.)
Përsa i përket prejardhjes së ciklit të kreshnikëve, ose më mirë të këngëve të ciklit, kjo enigmë duhet shqyrtuar duke mbajtur parasysh përfundimin që ka nxjerrë shkencëtari gjerman Maximilian Lambertz. Domethënë, kushti i parë i domosdoshëm i shqyrtimit të prejardhjs së tyre është vëzhgimi i hollësishëm i çdo kënge, veç eveç, në përputhje të plotë me të dhënat historike-gjuhësore dhe etnografike, duke mos rënë në grackën e toponimisë dhe të elementeve përrallore. Për të pasur një pamje të plotë konkrete të këtij thesari folklorik, kërkohet patjetër një punë e madhe dhe e gjatë e një kolektivi të gjerë shkencëtarësh, me bashkëpunimin e të gjithë sektorëve të interesuar shkencorë. Sepse edhe në këtë sektor vlen udhëzimi klasik shkencor unus testis nullus testis – një dëshmi (ose dëshmitar) nuk është dëshmi, d.m.th. dëshmia e një shkence duhet mbështetur së paku edhe me dëshminë e një shkence tjetër.
Për të përfunduar, më lejoni, të dashur kolegë dhe miq – dhe këtu dua që t’u drejtohem me një lutje në vend të parë kolegëve të vendeve të tjera, kolegëve të huaj. Duke rrokur këtë çështje të mos e harroni, ju lutem, ndjeshmërinë e shqiptarëve. Ata shekuj me radhë, midis kushteve më të vështira, shpeshherë të braktisur, të mashtruar dhe të izoluar nga bota, në kushtet e stuhive më të ashpra të historisë, mbronin të palëkundur gjuhën dhe traditat e tyre të lashta. Duke shfletuar historinë e stuhishme të Ballkanit gjatë shekujve, mund të gjejmë raste të shumta kur atyre iu desh të hidhnin poshtë përpjekje të ndryshme grabitëse nga ana e fqinjëve të tyre, bile edhe nga ana e fuqive të mëdha europiane, të cilat donin që t’u rrëmbenin thesaret e tyre të lashta kombëtare. Qysh në gjysmën e parë të shek. XVII një ipeshkëv boshnjak, Tomeus Marnavitius, ka përpiluar latinisht një pamflet të gjatë duke bërë çmos për ta paraqitur heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, sikur të ishte një boshnjak, farefis i tij! Kancelari “i hekurt” Bismark, në Kongresin e Berlinit, deshi t’i rrëmbente popullit shqiptar vetë atdheun, duke deklaruar që Shqipëria qenkesh gjoja vetëm një nocion gjeografik, dhe si pasojë u rrëmbye dhe u copëtua mëse gjysma e truallit të lashtë arbëror. At Shtjefën Gjeçovin dhe shkencëtarin kroat Milan Suflaj e kanë vrarë në mënyrë të kobshme disa nacionalistë serbë, sepse të dy merreshin me mbledhjen e vlerave të lashta etnografike-gjuhësore të shqiptarëve. Dhe përpjekje të tilla vazhdojnë që të përsëriten edhe në ditët tona. Para një viti në web-faqen e një instituti rumun kam gjetur një studim mjaft të gjatë (Romànii din Balcan) mbi arumunët e Ballkanit. Në lidhje me numrin e tyre autori i studimit ka cituar një statistikë zyrtare greke, e cila përfshin disa të dhëna (?) të çuditshme: sipas burimit (?) grek... “në Shqipërinë e sotme ka gjithësej 700.000 ortodoksë, prej tyre 300.000 janë arumunë dhe 400.000 grekë!...”
Dhe nuk duhet harruar kurrë që, pa mbajtur parasysh këto kritere të domosdoshme, sado e bukur që të jetë pjatanca, sado e pasur të jetë garnitura, për shqiptarët një gjellë e tillë do të mbetet gjithmonë bajate.
23 Nentor 2008