Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish
Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar "Sekretet e Kodit Da Vinçi", ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. "Klonim njerëzor... Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin"?
Po, por ç‘hyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e "Simbolit të Humbur" ("The lost symbol"), librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?
Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën "New Yorker", do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për t‘u vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: "Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?", që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të "Lost Symbol", ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).
Mbetet ende për t‘u parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për "Washington Post" se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej". E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online "Today Show", ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e "Simbolit të Humbur".