E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet impianti i ruajtjes së vaksinave

Është përuruar sot impianti i ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik. Në fjalën e tij ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e cilësoi këtë investim si mjaft të rëndësishëm për ruajtjen maksimale të vaksinave.
 

“Ky është një investim i rëndësishëm, i pari nga buxheti i shtetit i cili do të konsolidojë edhe zinxhirin e plotë të projekteve të qeverisë” theksoi Vasili duke theksuar se me impiantin do të ketë një cilësi të re të ruajtes së vaksinave.
 

Vasili gjithashtu theksoi se me teknologjinë e re Shqipëria renditet si vend lider në rajon jo vetëm për shkallën e mbulimit të vaksinave por edhe duke mos pasur edhe sëmundje infektive.
 

“Me këtë investim dhe me aplikimin shumë korrekt të skemës vazhdojmë te jemi një vend lider në rajon si për shkak së mbulimit me vaksina por edhe duke mos pasur sëmundje infektive” theksoi Vasili.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›