E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga moti i keq, prishje në Rrjetin e Shpërndarjes së energjisë elektrike

KEK-u njofton se era e fortë dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike enë e kënd vendit.

Prishje janë shkaktuar në të gjitha distriktet. Në Shtërpcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyerjes së një shtylle.

Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe janë të përkushtuar që t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë, thuhet në një komunikatë.

KEK-u po ashtu njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes janë në gatishmëri të plotë dhe pritet që prishjet të eliminohen sa më pare që të jetë e mundur./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›