E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po rritet mirëbesimi mes Kosovës dhe Serbisë“

 Qeveria e Serbisë është duke punuar shumë që të dëgjohet zëri i serbëve që jetojnë në Kosovë, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, duke u përgjigjur në pyetjen nëse beson se zgjedhjet e ardhshme të Kosovës do të mbahen në frymë demokratike.

Në një prononcim për Novosti, i pyetur nëse serbët do të realizojnë të drejtat e tyre në institucionet e Kosovës, Kirby tha se të dy palët kanë nevojë të ndërtojnë besimin reciprok dhe se raundi aktual i bisedimeve në Bruksel kanë kontribuar në rritjen e këtij mirëbesimi.

“Mendoj se po krijohet hapësira për përparim, por le të presim të shohim se çfarë do të ndodhë më 3 nëntor, për kur janë caktuar zgjedhjet, dhe se si do të reagojnë njerëzit pastaj me dalje në vendvotime”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›