Nga privatizimi i ish-Ekspozites perfituesit e vetem jane pronaret e ligjshem

Reagon ministri Genc Ruli
Ministri i Bujqesise Genc Ruli ka reaguar perseri porsa i takon privatizimit te ish ekspozites Shqiperia Sot. Ne vijim te akuzave te Partise Socialiste Ruli sqaron se Shalsit dhe Rama kane dite qe merren me kot pasi perftuesit e vetem te ketij procesi kane qene pronaret e ligjshem te cilet e shprehen edhe vete te drejten e tyre me nje leter te hapur jo me larg se dy dite me pare. Nuk ka asnje perftues tjeter tej tyre nga ky proces teresisht ligjor. Kembengulja dhe zelli mediatik i Edi Rames dhe papagajve te tij per te njollosur nje proces privatizimi ne favor te pronareve realizuar duke u bazuar tek ligji dhe vetem tek ligji e ka burimin tek marazi i bizneseve prane kryetarit te PS per llokmen qe humben ne momentin kur kuptuan se nuk mund te grabisnin ish-Ekspoziten dhe truallin nen te kur kjo iu kthye pronareve u shpreh Ruli. Gjithashtu ministri Ruli i kujton opozites kerkesen e bere prej tij per ngritjen e nje komisioni hetimor per te gjitha koncesionet e dhena gjate kohes qe ai ka qene ne drejtim te METE-s.
...