E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga seria 1001 Përrallat e Tranzicionit (Përralla # 5 Dhambi i krimbun ta prish gjakun-problematizimi i mendësisë së parisë së Tiranës)

Nga Shinasi A. RAMA
Më erdhi mirë që seria e shkrimeve të mia 1001 Përrallat e Tranzicionit ka tërhequr edhe vëmendjen e z. Kiço Blushi. Së pari dëshiroj ta falenderoj për leximin e kujdesshëm të shkrimit tim, për fjalët e ngrohta dhe mbi të gjitha, gëzohem shumë që pajtohemi në disa nga mendimet për parinë e Tiranës të shprehura në shkrimin e tij Paria e Tiranës: -A e di Obama sa kushton në Shqipëri një foto me të? të botuar në Gazeta Shqiptare të datës 8 Prill 2009. Më vjen shumë mirë që ndërmjet shumë miqve, të njohurve të mi dhe të panjohurve që e morën atë shkrim timin në të njëjtën kohë me të e që u shprehën privatisht, ai ishte i vetmi që e vlerësoi mundësinë e shkëmbimit të hapur të ideve e të mendimeve për një problem që duhet ti shqetësojë të gjithë shqiptarët.
Cili është problemi kryesor i parisë së Tiranës?
Si fillim duhet thënë se nuk ka problem më të madh për shqiptarët se ai i parisë së Tiranës por edhe nuk ka problem që është trajtuar më me ngathtësi e aq përciptazi se sa ky në shtypin e Tiranës. Po ashtu më vjen mirë që në analizën e tij z. Blushi ka ngritur shumë probleme të tjera që meritojnë vlerësim e debatim të mëtejshëm por unë do të përqendrohem shkurtimisht vetëm në disa prej tyre. Për ta zgjeruar pak por edhe për ta qartësuar argumentin, në lidhje me parinë e Tiranës duhet të bëjmë një dallim të madh midis personave, individëve të veçantë nga një anë, dhe të grupit e të sistemit sundues të vlerave që e lidh e ngjiz atë grup bashkë dhe që i jep atij karakteristikat e një lukunie hienash e stërvinash politike nga ana tjetër. Një kolege e imja e nderuar shqiptare, profesore në një universitet në SHBA me të cilën diskutuam për këtë problem, më sugjeroi ta shtjelloj këtë idenë e dy qenësisë brenda parisë.Dualizimi më i frikshëm por edhe njëkohësisht edhe më i prekshëm i parisë së Tiranës është ai i sjelljes së individëve si individë e si pjesëtarë të grupit të parisë së Tiranës. Kur shihen e takohen vetëm për vetëm ose kur janë të shkëputur nga konteksti i Tiranës, të gjithë pjesëtarët e parisë sillen si individë relativisht të edukuar mirë ose shfaqin në sipërfaqe, të paktën, vlera e mënyra sjelljeje të njerëzve të edukuar mirë.  Nga ana tjetër, kur iu duhet të sillen në rrethet shoqërore e politike të Tiranës, po të njëjtët individë sillën si pjesëtar të parisë së Tiranës. Atëherë, shfaqen të gjitha simptomat e sjelljes së jeniçerëve ku gjithsecili prej tyre bëhet fodull e arrogant, e ku egërsia, pabesia, pandershmëria, e sjellja imorale dhe amorale janë normative e përcaktuese. Në se si individë ato sillen mirë e si grup sillen shumë negativisht, problemi është tek lënda që e ngjiz dhe e mban grupin bashkë. Dhe ajo që e mban parinë e Tiranës të lidhur fort me njeri-tjetrin janë mendësia e mendësia e vlerat e përbashkëta që ndajnë. Mandej vijnë interesat e klaneve, familjeve, egot e sëmura, e aspekte të tjera komplekse të marrëdhënieve të tyre klanore e personale që shfaqen në të gjithë format e mënyrat e mundshme. Por, në fund të fundit, me e thanë metaforikisht duke përdorë një shprehje popullore, qentë zihen, por qeni qenin nuk e han. Kur janë të vetëm si individë e jashtë kornizës së shoqërisë së Bllokut të Tiranës, sjellja e prestarëve të parisë së Tiranës (disa prej tyre edhe unë i njoh mjaft mirë) është normale e bile, në raste të caktuara, është tejet impresive, fine, dhe me klas. Këtë ndryshim e dyfytyrësim të tyre e shohim qartazi kur dalin jashtë shtetit, kur takohen me të huajt, ose kur janë në kushte inferiore, si bie fjala kur fitojnë green card dhe mandej iu duhet të fillojnë që të lajnë pjatat, të bëhen roje dere, ose të shesin gazetat në vendet e huaja, sepse vetëm atëherë e kuptojnë se sa pak mund të funksionojnë në një shoqëri tjetër.
Kur janë në Tiranë, këtë e shohim, në veçanti, kur ato takohen me diplomatë të huaj. Ka diçka që iu ngjall instinktin e shërbëtorit besnik, një ndjesi që ato nuk i rezistojnë dot por që e shfaqin me shumë zell. Por, në momentin e parë që ato individë hipin në pushtet, në momentin kur iu duhet që të japin e marrin me shqiptarët ose me njëri-tjetrin, pjesëtarët e parisë së Tiranës shfytyrohen dhe sillen sikur vijnë nga lloji më i keq i rrugaçëve e cubave të rrugës. Pra, problemi kryesor e thelbësor për parinë e Tiranës si dhe për ne të tjerët nuk është shuma e problemeve vetëm të individëve që janë pjesëtarë të saj. Problemi kryesor i tyre janë vlerat identike të shtresës, mendësia e përbashkët thuajse uniforme që ndajnë, standardet e sjelljes që admirojnë, morali i kulisave që emulojnë dhe modelet e gangsterëve që me aq zell i imitojnë si në jetën publike ashtu edhe në atë private e në marrëdhëniet me njeri-tjetrin. Në këtë kontekst, urrejtja e thellë që ato shfaqin për të gjithë shqiptarët si popull, etja për gjëra materiale dhe sjellja e paskrupullt dhe tejet e pamoralshme, karakteristike për llumin e çdo shoqërie, janë shenjat më dalluese të saj.
Nga vjen ky dualizëm në vlera e në sjellje?
Nga vjen kjo sjellje e dualizim i mendësisë së parisë? Nga një anë janë origjinat e asaj parie, një argument që e kam shtjelluar në një shkrim tjetër. Nga ana tjetër, duke pas kaluar vetë në disa prej atyre eksperiencave, mendoj se dualizimi i këtyre individëve e ka origjinën në kohën kur këto individë, edhe pse në moshë të njomë, ishin duke u përpunuar e duke u deformuar për ti shërbyer sistemit kriminal të Enver Hoxhës, ca se nuk dinin rrugë tjetër, ca nga halli, ca të tjerë se nuk kishte mënyrë tjetër për të mbijetuar e shumë të tjerë me bindje e me vetëdije të plotë. Mbas vitit 1990, të liruar nga zinxhiri i një shteti të fortë e ndrydhës siç ishte ai i diktaturës së kaluar, në vend që të shërbenin me devotshmëri e të luftonin që të bëheshin njerëz të respektuar e zotërinj të nderuar nga populli i tyre, duke e ndihmuar me dijen e përvojën që kishin e duke e drejtuar popullin shqiptar në atë rrugë ku duhej, këta u turrën që të imitonin rrugaçët, matrapazët e gangsterët e lagjes. Si fillim, e bënë shtetin copë cope, e shkatërruan ekonominë, e shtynë shoqërinë të luftojë kundër vetes, filluan të përdorin etiketime e ndasi sipas interesit të tyre të ngushtë, dhe u kuptua se ajo sjellje pro forma që deri atëherë iu shërbente që të ngjisnin shkallët e karrierës në shtetin e atëhershëm: paraqitja e një individi me familje të qëndrueshme, të përmbajtur, me partishmëri, me kulturë letrare e muzikore ishte kurrgjëhiç, vetëm një lustër që mbulonte do përbindësha të untuar dhe të frikshëm sepse përtej lustrës së hollë të intelektualit e zyrtarit, ishte një njeri i vogël pa vlera, pa ndjenja e pa kurrfarë morali.
Si u soll paria në tranzicion?
Sapo iu dha mundësia më e vogël, ata u turrën si jeniçerë të vërtetë, e nuk lanë gjë pa bërë për tu bërë të gjithë Enver Hoxhë e Ali Pasha të vegjël. Objektivi i kësaj çorbe parie me origjina shumë të dyshimta etnike, klasore, fetare, e krahinore që e mbante bashkë frika nga shpata e Partisë, ndryshoi brenda natës. Nga shërbëtorë të bindur të një sistemi totalitar, ata u turrën për tu bërë pjesë e borgjezisë së madhe ndërkombëtare. E në këtë rrugë ata nuk lanë krim pa ba. Jeniçerët duan perandori me sundue. Ëndrra e tyre e vjetër dhe e njëjtë ishte dhe mbetet për tia kaluar edhe Bill Gates me pasuri e me prona, edhe pse të gjitha pronat e tyre janë të vëna me gjakun e shqiptarëve dhe janë as më shumë e as më pak por krijesa kriminale. Ato u nisën të bindur që duhej të vendosnin sistemin kapitalist dhe që ato e vetëm ato duhej të bëheshin borgjezia ndërsa ne të tjerët do të ishim proletarët e skllevërit e tyre. Përbuzja e thellë që këto shërbëtorë të deridjeshëm ndjenin për të gjithë shqiptarët si komb u manifestua në sjelljet e tyre ordinere e kriminale gjatë e mbas përmbysjes së sistemit të kaluar. Kështu, në vend që të dilnin e ta udhëhiqnin popullin në momentin më kritik të mundshëm të historisë, duke sakrifikuar gjithçka e mandej të njiheshin përjetë si bij të nderuar të një populli të vuajtur e mjeran, pa zgjidhje e pa dije për zgjidhjen e vërtetë, këta individë të untuar për sende e mallra gabelësh, të deformuar në vlerat e tyre, tamam si jeniçerë e bashibo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›