Karamanlis, nga Qipro në Shqipëri, pasi Obama u bë i dyti president amerikan që nuk shkon në Athinë pas Ankarasë
Nga Kastriot Myftaraj
Vizita e njoftuar këto ditë e kryeministrit grek Karamanlis në Tiranë, në 26 prill të këtij viti, është po aq e papritur sa ai episodi, në dhjetor 2005, tre muaj pasi Berisha qe bërë kryeministër dhe kur ndaloi në Athinë, ndërsa kthehej nga një vizitë zyrtare në Irak. Ky episod ishte më tepër një sforcim i Berishës të rikthyer në pushtet, për të pasur një vizitë zyrtare në Athinë, të cilën nuk e ka realizuar ende dhe sot, si dhe për t ia nxjerrë me dhunë si të thuash, kryeministrit grek një vizitë në Shqipëri. Por homologu grek nuk ia Berishës sadisfaksionin që të kapërcente kaq lehtë të shkuarën e tij problematike në marrëdhëniet me Greqinë. Berisha nuk arriti që të kishte më tepër se një takim jozyrtar me kryeministrin grek Karamanlis, i cili e refuzoi me një lloj politese ftesën e Berishës për të vizituar Shqipërinë, duke i thënë tekstualisht Berishës: Sali, ja ku erdhe ti këtu në Athinë dhe u takuam, kështu që nuk është nevoja që të vij unë në Tiranë. Kësaj i thonë: Ti Sali më zure derën dhe unë të prita, kjo është mjaft për ty, se edhe mund edhe të mos të të kisha pritur fare!
Vizita e kryeministrit grek në Shqipëri, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, është një gjë e papritur, aq më tepër që në pushtet gjendet Berisha, i cili në dukje do të jetë ai që do të përfitojë nga kjo vizitë. Greqia këtë nder nuk ia bëri as Fatos Nanos në 2005, i cili ishte i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta me Athinën. Përse vjen kryeministri grek në Shqipëri dy muaj para zgjedhjeve parlamentare? Arsyeja kryesore duket se është fakti që Greqia ndihet e zhvlerësuar në marrëdhëniet me SHBA. Ishte bërë traditë, që nga vizita e Presidentit Eisenhower në 1959, që presidentët amerikanë të vizitonin njëkohësisht Turqinë dhe Greqinë, duke shkuar së pari në Ankara për të kaluar pastaj në Athinë.
Madje grekët ndiheshin të lënduar ngaqë viheshin pas Turqisë dhe në korrik 1991, kur Presidenti Bush I Vjetri i vizitoi të dy vendet, Athina zyrtare bëri përpjekje serioze, por të pasuksesshme, që të ndryshonte agjenda e Bush, ashtu që ky të shkonte në Athinë dhe pastaj në Ankara, me arsyetimin se 32 vjet më parë një tjetër president amerikan kishte ndjekur itinerarin e kundërt. E njëjta gjë ndodhi edhe në nëntor 1999, kur Presidenti Clinton vizitoi në fillim Ankaranë nga ku shkoi në Athinë. Që nga ajo kohë, Ankaranë e kanë vizituar dy presidentë amerikanë (Bush i Riu në 2004 dhe Obama në 2009), të cilët nuk kanë shkuar nga Ankaraja në Athinë, duke u bërë kështu Bush i Riu ai që e prishi ritualin diplomatik dhe Obama ai që e ndoqi këtë precedent. Kështu, një president demokrat shndërron në precedent veprimin e një presidenti republikan, duke e përsëritur atë, çka e bën përfundimisht serioze këtë devijim nga agjenda e ritualizuar historikisht.
Mënjanimi i Athinës nga agjenda e tureve presidenciale të Washingtonit është pasojë sa e klimës së egër antiamerikane në Athinë, aq edhe e realiteteve të reja gjeopolitike të pas Luftës së Ftohtë ideologjike, dhe të sezonit të ri të përplasjeve gjeopolitike SHBA-Rusi. Në nëntor 1999 Presidenti amerikan Clinton u detyrua që të shkurtonte në 24 orë një vizitë në Athinë, të planifikuar për të zgjatur tre ditë, shkurtim që u bë për shkak të protestave të dhunshme antiamerikane. Bill Clinton e shtyu vizitën në Greqi me një javë në 1999, për të evituar që të gjendej atje gjatë protestave tradicionale të 17 nëntorit, megjithatë nuk u shpëtoi protestave. Paraardhësi i tij, Presidenti Bush i vjetri, kishte shkuar nga Ankaraja në Athinë në korrik 1991, ku gjatë mbërritjes PASOK në opozitë bojkotoi pritjen e tij në aeroport, duke mos çuar asnjë përfaqësues të saj në ceremoni. Nëse PASOK mungoi në pritje, nuk mungoi sigurisht në protestat në rrugët e Athinës ndaj vizitës së presidentit amerikan. Ndërsa kur Bush kishte arritur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Ankara , ku do të qëndronte, para saj nuk pati protestues. Protesta pati në Ankara gjatë vizitës së Obamës para pak ditësh, por ato nuk qenë aspak masive dhe të dhunshme si ato në Athinë kur atë e vizitoi Clinton dhe Obama nuk u detyrua që të ndryshonte agjendën për shkak të tyre.
Ajo që të bën përshtypje është dendësia e vizitave presidenciale ruse në Athinë, që nga koha që atje nuk ka shkelur më asnjë president amerikan dhe mënyra se si priten presidentët rusë atje. Presidenti rus Jelcin, kur kishte vizituar Athinën në 1993, duke u bërë i pari lider rus që vizitonte kryeqytetin grek në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, ishte përshëndetur si hero nga turmat e grekëve. Pasuesi i Jelcin, Vladimir Putin, e vizitoi tre herë Greqinë gjatë presidencës së tij, në 2001, 2005, 2006, pra duke e vizituar vetëm Putin Greqinë aq sa të gjithë presidentët amerikanë të marrë së bashku. Putin nuk u ballafaqua me asnjë protestë gjatë vizitave të tij, por me përshëndetje të turmave. Tre vizita të Presidentit rus Putin në Greqi, që nga vizita e fundit e një presidenti amerikan atje, si dhe një vizitë e planifikuar e Presidentit aktual të Rusisë, Medvedev në Athinë, tregojnë se shtetarët grekë reflektojnë frymën antiamerikane dhe proruse të popullit grek, duke e parë Amerikën me mosbesim dhe Rusinë si aleatin historik të rigjetur pas përfundimit të konfliktit ideologjik.
Shtetarët grekë, nga njëra anë nuk duan që një president amerikan të vizitojë Athinën, duke pasur parasysh se kjo vizitë do të ndezë në maksimum zjarrin e protestave që nuk po i ndahet Greqisë prej muajsh, nga ana tjetër ndihen të lënduar ngaqë janë përjashtuar nga agjenda e Shtëpisë së Bardhë për herë të dytë, në një kohë që Turqia gjendet në këtë agjendë. Është sa qesharake aq edhe domethënëse që komuniteti greko-amerikan u mburr me pjesëmarrjen e Presidentit Obama në pritjen për festën kombëtare të Greqisë në mars të këtij viti, madje kryepeshkopi i Kishës Greke në SHBA e quajti Obamën Aleksandrin e ri të Madh që do të presë nyjen gordiane të çështjes së emrit, e megjithatë Aleksandri i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të vizitojë Athinën, se atje do ta presin në fakt siç e pritën dikur Aleksandrin e Madh athinasit e nxitur nga Demosteni, pra si një barbar armik. Është sa paradoksale aq edhe domethënëse që grekët ekzaltohen nga takimi i Obamës me Patriarkun Ekumenik Ortodoks në Stamboll, me rastin e një tubimi për dialogun mes qytetërimeve, me ç rast Obama vizitoi dhe ish-Katedralen e Shën Sofisë, dhe në anën tjetër Obama nuk mund të shkojë dhe të vizitojë një kishë në Athinë, për të shprehur përkushtimin e tij ndaj dialogut të qytetërimeve!
Ajo që i shqetëson shtetarët grekë është se Shtëpia e Bardhë gjen komoditet realpolitik me klimën antiamerikane në Athinë, për të shpëtuar nga bezdia për paritet në agjendën e vizitave presidenciale në marrëdhëniet me Turqinë dhe Greqinë, gjë që nuk justifikohet nga realitetet e reja gjeopolitike të pas Luftës së Ftohtë, në rast se justifikohej edhe në atë periudhë. Në kohën e Luftës së Ftohtë Greqia shihej si një aleat në planet strategjike amerikane, për shkak se ishte një bastion për të penguar daljen e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe. Por edhe në këtë funksion Greqia ishte pjesërisht një prapavijë e Turqisë, e cila ishte bastioni i parë që përballej drejtpërdrejt me sovjetikët në kufirin më të gjatë tokësor dhe detar me sovjetikët, dhe posaçërisht në ngushticat e Detit të Zi, veçanërisht me rëndësi strategjike. Afrimi i Greqisë me Rusinë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në atë politik, pa përjashtuar atë ushtarak, ka relativizuar shumë rëndësinë gjeopolitike dhe strategjike të Greqisë për SHBA. Ose e thënë më qartë, në Washington sot Greqia nuk llogaritet më si aleat kur është fjala për të frenuar marshimin gjeopolitik të Rusisë. Rëndësia gjeopolitike e Turqisë për SHBA është pakrahasimisht më e madhe në krahasim me Greqinë. Në Athinë e ndjejnë këtë gjë, prandaj kërkojnë që të kompensojnë daljen nga agjenda presidenciale amerikane, duke bërë protagonizëm Athina në Qipro dhe në Shqipëri, në pikat ku Washingtoni është i ndjeshëm për shkak të implikimeve që sjell ndjekja e interesave nacionale greke në këto pika të nxeh