E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi që nxjerr të parën parti, por me shumë vështirësi, maxhorancën e sigurtë qeverisëse?!!

Nga Besi Bekteshi
Në republikën e 71-shit ose më mirë në vendin ku me 71 vota ndryshohet çdo gjë, qeveriset dhe lakohet kushtetuta, zgjidhet presidenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme është shpikur dhe pritet të zbatohet modeli i partisë apo koalicionit fitues, por jo të maxhorancës së plotë qeverisëse dhe fituese për të qeverisur. Nuk është thjesht problem sondazhesh të cilët jo vetëm që nuk janë shumë të besueshëm dhe shpesh herë të porositur, por për më tepër kryhen në një popull që do kohë akoma të jetë i drejtpërdrejtë dhe krejtësisht i qartë dhe i sinqertë në përgjigje. Nuk ka pse të jetë turp kjo gjë, sepse nga 50-të vite diktaturë dhe 18 vite çoroditje morale bëhen afër 70 vite, që njerëzit nuk rregullojnë mendim së paku aty për aty. Nejse...! Proporcionali rajonal ka bërë që, modeli i një rregullimi të votës për të krijuar maxhoranca të forta të këputet menjëherë në mes. Sepse ky ishte maxhoritari ynë. Mirëpo në fakt tanimë kemi një proporcional rajonal që korrigjohet disi nga pikërisht rajonali dhe modaliteti i përqindjes në qarqe të ndryshëm dhe po ashtu nga koalicionet. Por megjithatë nuk ka një rregullim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm, sikundër ka pasur maxhoritari i dikurshëm në zbatim për disa zgjedhje politike në Shqipëri. Sondazhet janë të ndryshëm dhe dikush arrin të afrohet te shifrat e një partie në afërsi të 50 përqindëshit, por realiteti po tregon se jo vetëm që dy partitë e mëdha shqiptare nuk janë 50 për qind e preferencës secila, por akoma më keq, se nuk janë as 40 për qind e kësaj preference. Dakord se janë zgjedhjet që vendosin, por askush nuk të ndalon të konceptosh me numra dhe përqindje se sa janë PD dhe PS. Çfarë ndodh kur të dyja janë poshtë 40-të përqindëshit? Asgjë më shumë se sa nuk ka parti që mund të marrë pushtetin e  vetme dhe po kishte ndonjë rritje apo korrigjim është shumë e vështirë arritja e gjysmës së deputetëve të parlamentit edhe me ndihmën e satelitëve që ndihmojnë, kur janë grup me të. Aq më tepër kur kemi shifra që bien nën 40-të përqindëshin dhe kthehet në problem të madh qeverisja e vendit. Ky është modeli i shpikur dhe vendosur i republikës së 71-shit në Shqipëri. Në fakt ka pasur një ose dy të zgjuar që në marrëveshje e kanë shpikur këtë sistem. Sepse është parë që te përdorimi paraprak i numrit 71, si një demon parlamentar që zgjidh gjithçka. Kjo është e para. E dyta është se me emergjinalizimin e të vegjëlve  krijohet demoni dy partiak edhe në Shqipëri që nuk është aspak anglosaksonizëm, por bi-parti-tonizëm i aplikuar gjithmonë në kohë krizash në Shqipëri. E treta është, se dikujt i ka shkuar në mëndje, ta dobësojë pushtetin në qeverisje që bi-partitonizmi të ketë nevojë për një revanzh të vazhdueshëm me konceptet e përdorimit të 71-shit. E katërta është se është tentuar të forcohet demokracia, por në drejtimin e mungesës së pushtetit të fortë me madhësitë numerike në parlament. E pesta është se rrotacioni i mundshëm i pushtetit është një grumbullim flu pushteti, që nuk shprehet qartë dhe i sigurtë si në pozitë dhe opozitë, duke mos u kuptuar mirë se ku fillon njëra dhe ku tjetra. Mund të ekzistojë edhe rasti që qeveria nuk bëhet dot. Nga partia e parë apo grupimi i saj. Në fakt, duket sikur e kanë llogaritur, por nga shumë të dhëna dhe praktika në botë afër këtij sistemi, ka dalë që ndodh edhe kjo mundësi. Kushedi edhe kjo gjë është parashikuar qartë në idenë për të kaluar në një provë, ku pushteti kërkon një dalje të sigurtë të zgjedhësve në votime.
Por kur Berisha ka momentin e qeverisjes me goditjet që jep ai, dhe me arritjet që tenton të tregojë, dhe kur Rama thotë përtej të majtës dhe të djathtës, nuk është se njerëzit janë kaq të prirur të pozicionohen në mënyrë kaq anglosaksone në shumicë, dhe për më tepër të dalin kaq shumë në zgjedhje. Po ti shtosh se ne do të nxjerrim edhe ndonjë vështirësi në letra si dikur certifikatat dhe sot kartat e identitetit atëherë merret vesh se nuk ka ndonjë entuziazëm kaq të madh elektoral në Shqipëri. Sepse dalja me shumicë do të korrigjonte edhe sistemin proporcional rajonal tonin. Pse e kanë bërë këtë gjë? Ndoshta sepse e kanë me individët dhe njo me partitë!! Pak e besueshme!!.. Ndoshta e kenë që të fusin në një llogore si Berishën dhe Ramën!!... Pak e besueshme...! Ndoshta kanë parasysh se duan ti japin një leksion shqiptarëve për të qenë të kujdesshëm në zgjedhje. Por po të jetë kjo, atëherë na duhet të përballemi me rastin më interesant në zgjedhjet e deri tanishme ku republika e 71-shit do të trandet midis të majtës dhe të djathtës në pasigurinë e madhe të qeverisjes dhe të stabilitetit ekonomik dhe politik.
Kushedi këtë gjë e rregullon fushata e majit dhe qershorit, por edhe ajo ka disa probleme, sepse listat e kandidatëve do të sjellin pështjellim të brendshëm në një farë mase dhe shqelma  në të dy krahët, që nuk shërbejnë për të tërhequr pikërisht të pa vendosurit. Pak a shumë tashmë është e sigurtë se si PD dhe PS (jo sipas Zogbit dhe të tjerëve) nuk janë më shumë se 40 për qind dhe në këtë mënyrë edhe me koalicionet që me të vërtetë nuk çojnë peshë të madhe, pushteti në qeverisje është disi i vështirë të formohet.
Por mund ti shtohet kësaj edhe mënyra e të bërit fushatë elektorale, sepse nga PS-ja deri më tani fushatë bën Rama dhe vetëm Rama e në këtë mes ai po luan me kartën e identifikimit të së resë duke pasur parasysh veten. Kurse te Berisha nuk ka shumë nevojë të identifikohet se dashje pa dashje po prodhon më shumë pluralizëm duke pasur modele të vetët që dalin në fushatë dhe që janë deri diku edhe origjinalitete brenda kuadrit Berishë. Po ti shtosh edhe dyluftimet e Berishës me Ina Ramën dhe Presidentin Topi, atëherë mund të thuhet se loja me demokraci është djathtas. A do të jenë të qartë si PD dhe PS të bëjnë të tyret të pa vendosurit, dhe sa do të jetë e fortë LSI-ja të përbëjë balancën, kjo do të shikohet, por deri tani ato që do të jepnin pushtet të qartë një grupimi do të jenë pikërisht ato që nuk duan, apo janë të pa vendosur dhe nuk shikohet ndonjë entuziazëm në këtë drejtim. Nuk shikohet tani për tani edhe nga kriza, që ndihet megjithë kartat që po shtohen dhe sidomos me siguritë-pasiguritë pothuaj të barabarta si majtas si djathtas. Në këtë mënyrë ka mundësi ti dalin llogaritë atyre që mbase kanë menduar që loja të dalë remi, por një remi që nuk prodhon pushtet dhe pastaj....
Pastaj do të kemi variantin e 71-shit që të bën ta kalojmë verën me plazh që të nxeh edhe po të mos ketë diell.

Last Updated on Saturday, 11 April 2009 11:07

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›