E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si nisi karriera e tij në politikë? Haxhinasto “rrëfehet” në Quo Vadis

Edmond Haxhinasto një emër mjaft i njohur në politikën shqiptare me pozicione dhe posto nga më të rëndësishmit, duke nisur nga ministër Ekonomie, ministër Transportesh, ministër i Jashtëm e deri në zv.kryeministër, aktualisht kandidat në listën e mbyllur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” të drejtuar nga Sali Berisha.

Por si nisi karriera e tij në politikë? Kjo ishte një nga pyetjet që ju drejtua mbrëmjen e kësaj të marte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Haxhinasto tregoi se ai e ka nisur përfshirjen në administratën publike që nga viti 1991 duke mbajtur pozicionin e shefit të protokollit në Kuvendin e parë pluralist.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Dua ta nis me pjesën e diplomimit, ju jeni diplomuar për anglisht, më pas disa specializime në biznes, si vendosët të përfshiheni në politikë?

Haxhinasto: Kam bërë master për biznes. Ishte një formim që më jepte mundësi të punoja si funksionar publik gjë që e bëra në 1997-ën, kështu nisi karriera ime.

Borakaj: Si e keni nisur ju karrierën si mësues në një fshat të Dibrës, e mendonit në atë kohë se mund të bëheshit zv./kryeministër?

Haxhinasto: Nuk e kisha menduar me thënë të drejtën. Në rininë e hershme kisha menduar të merresha me diploamci.

Borakaj: Prandaj studiuat për anglisht?

Haxhinasto: Po.

Borakaj: Keni sot kontakt me nxënësit?

Haxhinasto: Po të shkëlqyera, më urojnë çdo 7 mars. Personazhi i shkrimit që ju ka bërë përshtypje është një djalë që punon në ndërtim, më uron vazhdimisht.

Borakaj: Si u përfshitë aktivisht në politikë?

Haxhinasto: Mendoj se në sektorin publik jam përfshirë që në 1991. Në Kuvendin e parë pluralist kam qenë shef protokolli. Më pas bëra studimet, më pas u angazhova në kryeminsitri, më pas studime sërish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›