Nga shpërthimet në Irak 43 të vdekur

Basra, 8 gusht – Numri i të vdekurve nga shpërthimet në një treg në qytetin e dytë irakian, Basra, ka arritur në 43, deklaruar sot zyrtarë irakianë, duke shtuar se 185 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet.
Shifrat për viktimat e shpërthimeve janë publikuar nga Dr. Salah ABid, zëdhënës i një qendre mjekësore në Basra.
Nuk është e qartë se çka ka shkaktuar shpërthimin. Dy zyrtarë policorë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se një bombë dhe një veturë e mbushur me eksplozivë ishin burim i shpërthimeve. Por, shefi i policisë së Basras, Adil Daham, tha se shpërthimet janë shkaktuar nga mosfunksionimi i një gjeneratori të energjisë.