E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Koresë së Jugut shkarkon kryeministrin dhe 7 ministra

Seul, 8 gusht – Presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak, ka shkarkuar kryeministrin Chang Ang Chan dhe shtatë ministra, që është ndryshimi më i madh që nga marrja e detyrës së kryetarit të shtetit në shkurt 2008, transmeton BBC.

Lee për kryeministër të ri ka nominuar Kim Tae-ho, ish-guvernatorin e një province në jug të vendit.

Kryeministri në Korenë Jugore ka kryesisht detyrë ceremoniale dhe vendos për gjëra të vogla.

Presidenti kreu ndryshimet e personelit dy  javë pasi që partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›