Nga shtypi jo i lirë, në lirinë e shtypit të varur
Nga Besi BEKTESHI
Dita e 3 Majit, ishte dhe dita e shtypit të lirë dhe patjetër që një nga liritë më të mëdha që kemi fituar mbas viteve 90-të, është pikërisht Liria e Shtypit ose ajo e medias në përgjithësi. Sot me një farë krenarie mund të thuhet se vendi ku ka ekzistuar censura më e madhe në Europë, me një ashpërsi të jashtëzakonshme të mbylljes ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, kemi për frymë të popullsisë si gazetat, radiot dhe televizionet më të shumta në Europë. Dikush nuk e quan ndonjë pozitivitet dhe një anomali tregu, por nga një televizion dhe radio dhe pak gazeta, apo dhe dy revista që të gjitha të kontrolluara nga PPSH-ja, kemi kaluar në një treg madhështor testatash që mund të konsiderohemi të parët në Ballkan dhe Europë. Mirëpo 3 maji është dita e medias ose shtypit të lirë dhe në një farë mënyre, duhet bërë edhe bilanci i tillë. Nuk është shumë e vështirë të identifikosh në ecjen rreth 18-të vjeçare të medias së lirë, gazetarë të rrahur dhe të vrarë, media të djegura dhe të mbyllura, por edhe gjoba dhe tendenca për ti eliminuar, ashtu sikundër edhe media të blera dhe të shitura, pasojë e elementëve tranzicion dhe të trashëgimisë komuniste tonën. Pse komuniste? Po sepse, nuk kishim qoftë edhe një trashëgimi normale të lirë dhe të pavarur në media. Nuk kishim shkollë të gjallë dhe prosperuese mediatike përveç Zërit të Popullit, Televizionit Shqiptar dhe Radios, apo Dritës dhe Hostenit etj etj. Nuk kishim, megjithëse duhet thënë se në një shumicë organesh të partisë kanë punuar edhe gazetarë të vërtetë dhe jo kaq të indoktrinuar që nga fundi arritën të transformoheshin në demokratë dhe socialistë. Pa dyshim ka edhe një plejadë të re atëherë 20-30 vjeçarësh që sot kanë eklipsuar tregun e Tiranës kudo, dhe që kanë arritur në saj të lidhjeve të shumta me politikën dhe biznesin të formojnë edhe kulturën e pushtetit të katërt që është një shinë paralele me politikën. Padyshim një shinë më e sinqertë dhe shëndoshë, por paralelisht me politikën. Jo në shumë ndryshim me vendet fqinje, sidomos me Italinë. Si ka ndryshuar shtypi jonë i lirë, por jo kaq shumë i pavarur?!! Nuk janë njëkohësisht liria dhe pavarësia. Ka shumë pak ose jashtëzakonisht shumë pak gazeta që janë edhe të lira dhe të pavarura. Nuk ka ndryshuar shumë përsa i përket pavarësisë nga koha e Zërit të Popullit dhe Bashkimit. Në fakt ato ishin të lira vetëm ti shërbenin PPSH-së dhe të pavarura vetëm të mos gabonin ndaj po PPSH-së. Sot mbi 56-së testata të shtypit të shkruar, janë të lira konceptualisht, por jo krejtësisht të pavarura, sepse kanë momentin varje diku, dhe në kohë të ndryshme. Por më poshtë do të sqaroj edhe mendimin tim mbi pavarësinë relative që sjell edhe lirinë e tillë në shtypin tonë. Në qoftë se TVSH-ja ka qenë një ekran i PPSH-së, sot ai është drejt televizionit publik, por ka varësi ndaj ndërrimit të pushteti nga PS-ja te PD-ja dhe në një farë mënyre, duke mos u barazuar asnjëherë me të dikurshmin televizion shtetëror ai bën anësi shpesh herë të papërtypshme ndaj pushtetit maxhoritar, që ka peshën politike në vend. Ai është akoma një televizion që është në rrugën e publikut dhe merr lekët tona, por nuk përfaqëson të gjithën dhe të përbashkëtën, por varësinë e dukshme dhe të padukshme të pushtetit maxhoritar. TVSH-ja është një aziendë e madhe që në fakt sillet e anuar dhe jo në statusin e besueshmërisë politike, sepse në fakt merr me shumicë jo vetëm taksën tonë, por edhe reklamën e shtetit, dhe jep jo më shumë se televizionet private, e në disa raste më pak se ato. Pra mund të quhet i lirë, por me sovranitet të kufizuar. Duket në drejtorët, në stafet dhe ndryshimet e shpejta se herë ndërrohet pushteti, dhe po ashtu edhe në detajet dhe pozicionin që merr kur ka elementë politikë të ashpërsuar në kohë. Në këtë rrugë kanë shkuar edhe televizione kombëtarë që janë privatë, dhe që anësitë i kanë në saj të sovranitetit të kufizuar sepse kanë anësi sa do që nuk marrin taksë, por paguajnë taksa dhe në pozicionet që mbajnë disi të përkulur në anët politike majtas-djathtas në shumë raste me elegancë, dhe në disa të tjera pa teklif fare. Nuk mund të quhen pastërtisht të lirë dhe të pavarur, se do të ishte turp ta thoje këtë gjë, kur shikon lajmet dhe programet dhe po ashtu edhe shërbimin ndaj individëve politikë dhe partiakë, si dhe vetë subjekteve partiake. Liria e shtypit asnjëherë nuk mund të jetë absolute, por duhet të jetë e perceptueshme deri në besueshmëri. Në shtypin shqiptar ka shumë testata dhe kjo është e mirë, por jo kaq shumë pavarësi, sa liria të jetë e plotë.
Sepse sulmet shpesh herë kanë shkuar deri aty, sa të mos mbijetosh ose të bëhesh një gazetë apo revistë që anon, por që mundohet të drejtohet në rrëzim e sipër. Duke u formuar gazetarë dhe politikanë bashkë, media ka bërë që të ketë një elitë kryesisht në Tiranë që bashkon bulevardin me politikën, sepse kanë të njëjtat kafe, të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin pozicion, por edhe ndasitë ekonomike të një varësie dyfishe.
Në rastin tjetër, gazetarët janë të vegjël dhe të pa kuptimtë dhe një shtyp që llap e llap, por askush nuk ja var. Sa do që problemet dalin dhe trajtohen, politika ka fituar betejën me shtypin e lirë, sepse në një shumicë rastesh, ai nuk është krejtësisht i pavarur.
Jo i pavarur politikisht, në një terren që ekonomia varet dhe prosperon vetëm dhe nëpërmjet politikës. Nuk kemi një parti, por kemi dy a tri që ndëshkojnë po të jesh një kritikues dhe zbulues faktesh dhe skandalesh, por edhe të një mungese të demokracisë.
Media shqiptare edhe pse është kaq me shumicë edhe pse me kaq shumë testata, nuk çan dot dyert e shtetit dhe shumë herë edhe ato të privatit me fije të shumta në politikë dhe shtet. Media krenare e jona nuk ka mundur të bëjë transparencë zyrash dhe postesh.
Sepse e gjithë ngrehina shtetërore si sot dhe dje, ka zyra që nuk tregojnë, nuk janë të dukshme dhe aspak transparente. Nuk janë shumë të guximshmit që kritikojnë dhe janë në qendrën e tyre të gravitetit dhe nuk mbajnë periz as majtas dhe as djathtas.
Janë pak, shumë pak, dhe një nga shembujt është pikërisht vendi ku botohen këto radhë.
Po, por pikërisht pavarësia dhe sovraniteti në media, përbën edhe shtypin e lirë dhe gazetarë të lirë, por edhe pushtet të katërt të vërtetë. Organizma të mirëfilltë sindikatash të gazetarëve apo edhe rregulla loje të sakta përmbi gazetarinë si të shkruar dhe audiovizive mungojnë, sepse edhe informaliteti që fillon në politikë dhe zgjatet në pronë dhe ekonomi, godet edhe median. Politika në Shqipëri si te njëra parti e madhe dhe te tjetra, ka kaluar nga reagimi i ashpër kundër shtypit dhe gazetarëve në mos reagimin ndaj problemeve dhe ftohtësisë në elementët e respektit kundrejt të ashtuquajturit pushtet i katërt. Integritet botuesish dhe testata lajmesh dhe politike ka me pakicë, dhe ky integritet paguhet shtrenjtë në rastin që nuk anon për tu rrëzuar në njërin krah politik.
Kuptohet se edhe shtypi dhe media në përgjithësi ka probleme të profesionalizmit dhe ecurisë në këtë drejtim. Ka probleme, sepse jetohet në kohë kolere dhe virusesh në drejtim të lirisë dhe pavarësisë, nga që ato preken nga ruralizmi dhe doktrina e të fortit apo pushtetit (qendror dhe lokal) që trysninë e ka të shumëllojtë dhe të ashpër. Servirja e lajmit politik dhe porositë për këtë lajm, janë akoma një e keqe e madhe e jona, e trashëguar nga e kaluara. Kështu shpesh herë veprojnë edhe sot. Në mënyrë të pështirë shpesh herë ka një realitet të ndryshkur të lajmit asgjëthënës politik, por vetëm se brenda tij është individi që nuk përbën lajm, por ka sovranitet mbi lajmin. Gjithsesi media e sotme shqiptare është një arritje. Sepse diku rreth e përqark nesh, kemi shtete me një shtyp deri në rrënim të kufizuar. Janë akoma një shtetrrethim mediatik dhe në qoftë shajmë e tërbohemi me sasinë e madhe të gazetave dhe mediave elektronike, së paku duhet të themi se cilësinë e zëvendësojmë ma sasinë e madhe që kemi. E fundit që do të trajtoja për këtë kalim të 3 Majit si dita e shtypit të lirë, është guximi redaksional dhe po ashtu gazetaresk në mbështetje nga botuesit.