E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sot akrepat e orës shkojnë 1 orë para, zgjimi më herët

TIRANE-Edhe në Shqipëri akrepat e ores lëvizën sot 27 Mars, 60 minuta para, një ndryshim ky që ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.
Në orën 02:00 të ditës së nesërme, akrepat do të shkojnë një orë para. Orët do të kthehen një orë pas në datën 30 tetor 2011, kur akrepat të tregojnë orën 04:00.
Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›