E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Më shumë vëzhgues për lokalet se në vitin 2009

TIRANE-OSBE-ODIHR po i japin rëndësi zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri, njëlloj sikur të ishin zgjedhje të përgjithshme. Burime nga OSBE konfirmuan dje per te perditshmen Gazeta Shqiptare se në Shqipëri, për zgjedhjet e 8 majit do të vijnë 400 vëzhgues afatshkurtër, ndërkohë që misioni vëzhgues afatgjatë i ODIHR-it mbërrin sot në Tiranë dhe në përbërje të tij do të jenë 50 persona.
“Po është e vërtetë, nesër (sot) mbërrijnë në Shqipëri vëzhguesit afatshkurtër. Misioni i tyre do të drejtohet nga eksperti amerikan për zgjedhjet në OSBE, Jonathan Stonestreet,” tha dje për Gazeta Shqiptare, një burim nga zyrat e OSBE.

Por duket se vetë ky mision i ka dhënë rëndësi zgjedhjeve, kete duke e vertetuar me rritjen dyfish te numrit te vezhguesve. Në zgjedhjet lokale të 8 majit, numri i vëzhguesve afatgjatë që mbërrijnë nesër në Tiranë dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të këtij procesi do të jetë 50 persona, pra dyfishi i atyre të zgjedhjeve të përgjithshme të 2009.

Kryetari i delegacionit të misionit vëzhgues të OSBE-së që do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, gjatë të hënës do të bëjë të parën deklaratë publike për përgatitjen e zgjedhjeve vendore ndërkohë që do të fillojë të marrë takime të menjëhershme me të gjithë aktorët politikë duke parë edhe ankesat e ndryshme që kanë shfaqur forcat politike për listat e zgjedhjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›