Petrovic Bisedimet Prishtine-Beograd do te lehtesojne decentralizimin ne veri

Zevendeskryeministri i Kosoves Sllobodan Petrovic njeheresh minister i pushtetit lokal tha sot se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit do te ndihmojne gjetjen e mundesive per decentralizimin e pushtetit edhe ne veriun e Kosoves qe nenkupton krijimin e komunes veriore te Mitrovices. Ne nje takim me gazetare ne Prishtine ai tha se qeveria e Kosoves i sheh qytetaret e veriut si partnere ne kete proces dhe bashke me ta por edhe faktore te tjere do te kerkoje formulen me te mire per zgjidhjen e problemeve ne ate pjese te vendit.
Dhe sigurisht pres qe ne kuader te bisedimeve ndermjet Beogradit dhe Prishtines do te kete mundesi qe te gjendet nje menyre per nje proces me te lehte te decentralizimit ne veri tha zevendeskryeministri Petrovic duke nenvizuar se per tere kete eshte i domosdoshem bashkepunimi i komunitetit nderkombetare.
Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe eshte skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe rrjedhimisht edhe institucioneve te saj. Zevendeskryeministri Petrovic tha se decentralizmi nuk eshte nje proces politik por nje proces i afrimit te pushtetit me qytetaret dhe kjo duhet tu shpjegohet edhe qytetareve ne veri. Ai tha se kundershtimi i tyre ndaj institucioneve te Prishtines duhet te ndryshoje duke ju ofruar mundesi me te mira jetese njesoj sic ka ndodhur edhe ne komunat e reja me shumice serbe ne pjesen tjeter te Kosoves.
Mbreme parlamenti i Kosoves miratoi ne parim buxhetin per vitin 2011 i cili sipas zotit Petrovic do te mundesoje veprime pozitive ne edhe ne veri.
Keni pare se ne kuader te buxhetit eshte parapare rritja e konsiderueshme e pagave dhe kjo do te ndikoje ne jeten me te mire per qytetaret tha ai.
Miratimi i buxhetit i cili duhet ti nenshtrohet edhe nje shqyrtimi javen qe po vjen po kalon neper nje debat te ashper ndermjet qeverise dhe opozites por autoritetet besojne ne miratimin e tij te domosdoshem ne kete periudhe. Zoti Petrovic tha sot e buxheti parasheh investime edhe ne veriun e Kosoves te banuara me shumice serbe kur sipas tij edhe ne te kaluaren ka pasur investime por qytetareve nuk u eshte shpjeguar e verteta.
Veriu i Kosoves vazhdon te jete jashte kontrollit te Prishtines e cila ngule kembe ne menjanimin e strukturave paralele te mbeshtetura nga Beogradi.