E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PS vendos sot në kryesi për kandidatët

TIRANE-Partia Socialiste shtyu për sot pasdite në orën 18:00 mbledhjen e kryesisë së saj, që do të përcaktojë listën e të gjithë kandidatëve për kryetarë bashkish e komunash për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se arsyet e shtyrjes së mbledhjes, e cila ishte planifikuar për dje pasdite, sipas burimeve zyrtare kanë pasur lidhje me problemet që kanë pasur deputetët dhe degët e PS-së në njësi të ndryshme vendore. Të njëjtat burime sqaruan se në disa bashki e komuna ka pasur një rivalitet të fortë mes kandidatëve socialistë, por edhe qejfmbetje për shkak se disa komuna u janë premtuar aleatëve.
Për shkak të të gjitha peripecive që kanë hasur gjatë procedurave të përzgjedhjes, deputetëve u është lënë edhe një ditë kohë më shumë për të shoshitur mirë emrat e paraqitur dhe për t’i propozuar sot kryesisë vetëm nga një emër konkurrenti. Kështu më të forta problemet duket se kane qene ne disa Bashki, pohon Gazeta Shqiptare duke sjelle dhe kandidatet qe kane perplasje me njeri-tjetrin. Gjithsesi pritet që të gjitha të bëhen zyrtare ne mbledhjen sot.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›