E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sot pa viza drejt Bosnje-Hercegovinës

Duke filluar nga data 1 nëntor, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin pa viza drejt Bosnje-Hercegovinës dhe anasjelltas

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri me dije se kjo nismë vjen si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga të dy palët më 24 mars të këtij viti, si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për zgjerimin e hapësirave të komunikimit me vendet e rajonit dhe krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të shtetasve në këto hapësira. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni konfirmoi se Shqipëria synon të nisë negociatat edhe me Serbinë për heqjen e vizave ndërmjet dy shteteve, ndërsa kujtoi se shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht drejt Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›