PD: Me krizat shpirtërore dhe verbërinë e vet, drejtuesja e Gazetës Shqiptare ka nxjerrë lakuriq porositësit e akuzave të ulëta
PD ka reaguar sot ndaj spekulimeve të djeshme të Gazetës Shqiptare. “Me këtë akt "G.SH" vendosi standardin më të ulët e amoral në mediat shqiptare”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim. “Dje një e përditshme si motër e Zërit të Popullit, "Gazeta Shqiptare", ndërmori për motive politike një sulm të ulët dhe të paprecedent kundër Nënkryetarit të Partisë Demokratike z.Astrit Patozi dhe Zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, thuhet në deklaratën e lartpërmendur. Me këtë akt të paprecedent, Gazeta Shqiptare vendosi standardin më të ulët dhe amoral në mediat shqiptare. Partia Demokratike denoncon këtë keqpërdorim të lirisë së medias por edhe këtë shpifje të paturpshme, duke i kujtuar autores së këtij akti se cilatdo qofshin krizat shpirtërore dhe verbëritë që e kanë shtyrë drejt këtij sulmi, nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka nxjerrë lakuriq përpara shqiptarëve veten dhe porositësit e saj me akuzat e ulta dhe të pabaza që ka ndërmarrë”.
...