Nga sot shqiptarët pa viza në BE fluks prenotimesh
TIRANE-Nga sot shtetasit shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.
Hyrja në fuqi e vendimit të Bashkimit Europian, për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptar brenda hapësirës Shengen ka rritur prenotimet pranë kompanive ajrore.
Përfaqësues të disa prej këtyre kompanive bënë të ditur se ka një rritje të kërkesës për bileta drejt vendeve Shengen me rreth 40% për ditët e fundit të muajit dhjetor, që përkojnë edhe me festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shkruan sot "Gazeta Shqiptare".
Pjesa më e madhe e biletave janë prerë për vendet fqinje ku ka edhe më tepër emigrantë shqiptar si Italia dhe Greqia.
Agjencitë e udhëtimeve flasin dhe për një rritje me 20-40% edhe të kërkesa për turizëm.
Drejtuesit e agjencive besojnë se javën e ardhshme fluksi i prenotimeve të biletave do të jetë më i madh. Shumë qytetarë presin që të ikin kontigjeni i parë, pasi kanë ende frikë se nuk e dinë çfarë do u kërkojnë kur të jenë në kufi.
Në pikat e kalimit kufitar është shpërndarë një manual ku sqarohet se të gjithë qytetarët mund të kalojnë lirisht vetëm me pasaporte biometrike. Ata duhet të kenë biletën vajtje-ardhje, siguracion shëndetësor si dhe mjete financiare në cash apo kartë krediti, për mbulimin e shpenzimeve.
Udhëzimi se çfarë duhet të kenë udhëtarët
Nëse udhëtoni tek të afërmit tuaj, ju duhet:
1. Të tregoni të dhënat e personit që ju pret
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete në cash apo në kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Si dhe të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për turizëm, aktivitet biznesi etj:
1. Të keni një rezervim hoteli
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore:
1. Duhet të keni një rezervim hoteli ose rekomandimin për shtrim në një institucion shëndetësor në vendin ku do të trajtoheni

3. Të keni një korrespondencë me institucionin shëndetësor që ju do të kontaktoni
4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim.
BERISHA: NË EUROPË ME DOKUMENTA BIOMETRIKE PA VIZA
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga aeroporti i Rinasit tepër i entuziazmuar për datën e sotme, ku zyrtarisht nis udhëtimi pa viza.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë do të mbahet mend si dita kur u shemb muri i Shengen për shqiptarët.
“Shqiptarët shkojnë thellësisht të pajisur me dokumenta biometrike të informuar për pikat që duhet të respektojnë. Kemi luftuar me përkushtum, po ashtu kemi punuar për një proces që nuk ak qënë aspak i lehtë, kjo jo se pengesa ishim ne, por ishin një kompleks rrethanash në faktorë të BE që ndikuan dhe tek shqipëria. Ndaj them që nuk ka qënë një premtim i lehtë”.
Sipas Berishes, ky ishte vleresimi me i madh qe BE i ka bere ndonjehere qeverise shqiptare rreth punes se saj.
“Ishte një vlerësim shumë i madh nga ana e BE, për përpjekjet e qeverisë shqiptare që plotësuan të gjitha standartet që qytetarët shqiptarë të lëviznin njëlloj si qytetarët e tjerë te Europë”.
50 QYTETARE UDHETOJNE SOT DREJT BRUKSELIT
Janë 50 qytetarë, të cilët nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, që do të udhëtojnë drejt Brukselit sot më 15 Dhjetor, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Kryeministri Berisha beri te ditur sot nga aeroporti i Rinasit, se qytetaret, kryesisht studente dhe gjimanziste, të shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ata do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian.
Një pritje është rezervuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel dhe Shefi i Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë në Komisionin e Punëve të Brendshme, Luigi Soreca si dhe një përfaqësues i presidencës belge të Bashkimit Europian.
Në axhendën e vizitës për 50 shtetasit shqiptarë është parashikuar një vizitë në Parlamentin Europian. Më tej ata do të zhvillojnë një takim të posaçëm me Komisionerin për Zgjerimin të Bashkimit Europian, Stefan Fule, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack e Tanja Fajon. Me një videomesazh do të përshëndesë këtë takim edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.
`Ditën e nesërme, më 16 Dhjetor vizitorët nga Shqipëria do të takohen me Komisioneren për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Pas këtij takimi dhe një turi shëtitës në qytetin e Brukselit, 50 udhëtarët e parë të lëvizjes së lirë në Europë, do të fluturojnë nga Brukseli për në Romë, (Itali) ku do të priten nga ministri i Jashtëm, Franco Frattini. Me tej qytetarët do të vizitojnë muzeun Capitolini dhe sallën e firmosjes së Traktatit të Romës.
Të 50 qytetarët të shoqëruar edhe nga një grup i gjerë gazetarësh do të kthehen në Tiranë rreth orës 22:30 të ditës së enjte në 16 Dhjetor.
(s.g/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ja rregullat e udhëtimit në zonën Shengen