Nga sot pa viza shqiptarët në Shengen rriten 40% prenotimet
Nga sot shtetasit shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.
Hyrja në fuqi e vendimit të Bashkimit Europian, për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptar brenda hapësirës Shengen ka rritur prenotimet pranë kompanive ajrore.
Përfaqësues të disa prej këtyre kompanive bënë të ditur se ka një rritje të kërkesës për bileta drejt vendeve Shengen me rreth 40% për ditët e fundit të muajit dhjetor, që përkojnë edhe me festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shkruan sot "Gazeta Shqiptare".
Pjesa më e madhe e biletave janë prerë për vendet fqinje ku ka edhe më tepër emigrantë shqiptar si Italia dhe Greqia.
Agjencitë e udhëtimeve flasin dhe për një rritje me 20-40% edhe të kërkesa për turizëm.
Drejtuesit e agjencive besojnë se javën e ardhshme fluksi i prenotimeve të biletave do të jetë më i madh. Shumë qytetarë presin që të ikin kontigjeni i parë, pasi kanë ende frikë se nuk e dinë çfarë do u kërkojnë kur të jenë në kufi.
Në pikat e kalimit kufitar është shpërndarë një manual ku sqarohet se të gjithë qytetarët mund të kalojnë lirisht vetëm me pasaporte biometrike. Ata duhet të kenë biletën vajtje-ardhje, siguracion shëndetësor si dhe mjete financiare në cash apo kartë krediti, për mbulimin e shpenzimeve.
Udhëzimi se çfarë duhet të kenë udhëtarët
Nëse udhëtoni tek të afërmit tuaj, ju duhet:
1. Të tregoni të dhënat e personit që ju pret
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete në cash apo në kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Si dhe të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për turizëm, aktivitet biznesi etj:
1. Të keni një rezervim hoteli
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore:
1. Duhet të keni një rezervim hoteli ose rekomandimin për shtrim në një institucion shëndetësor në vendin ku do të trajtoheni

3. Të keni një korrespondencë me institucionin shëndetësor që ju do të kontaktoni

(s.g/BalkanWeb)