"The Economist": Shqipëria hapa prapa në demokraci
Në Shqipëri, demokracia është në tërheqje. Ky është konkluzioni kryesor i analizës së Njësisë së Inteligjencës (Zbulimit) të revistës prestigjioze ekonomike britanike "The Economist" (EIU).
Dokumenti i revistës prestigjioze britanike është botuar sot ekskluzivisht në "Gazeta Shqiptare". Në kryeartikullin "Raporti: Shqipëria më keq se Bangladeshi" gazetari Genc Kondi publikon analizën e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët rendisin Shqipëria mes 36 vendeve ku janë shënuar rezultate në rënie nga viti 2008 deri sivjet.
Vendi ynë është në grupin e "regjimeve hibride", në pozicionin e parafundit, para se të kalosh në "regjime autoritariste".
Njësisë së Inteligjencës (Zbulimit) të revistës prestigjioze ekonomike britanike "The Economist" (EIU) ka bërë analizën e fundit në afro 170 vende të botës lidhur me probleme, që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor, partive politike, qeverisë, të drejtave qytetare, etj.
Sipas vlerësimit të EIU, Shqipëria ka humbur tri pozicione në krahasim me 2008, duke kaluar nga vendi i 81-të në vendin e 84-të.
"Indeksi i demokracisë" jep një raport të gjerë lidhur me situatën e demokracisë në 165 vende të pavarura në botë dhe dy territore të kontrolluara nga shtete të tjerë. Indeksi bazohet në pesë kategori, që përcaktojnë nivelin demokratik në shtete të ndryshme, duke filluar nga procesi zgjedhor e pluralizmi; liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike dhe kultura politike. Në bazë të këtyre kategorive, shtetet vendosen në katër grupe të ndryshme: demokraci e plotë; demokraci me probleme; regjime hibride dhe regjime autoritariste.
(s.g/balkanWeb)