Nga të ardhurat dytësore për shpërblime janë përdorur vetëm 16%
Korça
Rektorati i Universitetit “Fan Noli” të Korçës
“Të ardhurat dytësore, në bazë të ligjit, janë kompetencë e vetë universiteteve dhe shfrytëzohen për nevojat e tyre, të ndara sipas këtyre nevojave qoftë për sa u përket pagave të pedagogëve ashtu edhe për çështjet e tjera dhe prioritetet që ka universiteti. Në Universitetin e Korçës këto të ardhura janë përdorur në masën 90% për vetë nevojat që ka universiteti në bazë të prioriteteve për orët suplementare dhe investimet. Kryesisht këto të ardhura janë përdorur për nevojat e brendshme dhe 16% e tyre kanë qenë për pagat e pedagogëve për orët suplementare dhe për pagesat e shpërblimeve dhe për pagesat e sistemit të part-time”, sqaroi rektori i Universitetit të Korçës, Gjeri Mero.
#