Nga uzine prodhimi, ne fabrike demontimi
Dikur njihej si uzina qe prodhonte sasi te medha armesh e municionesh per te forcuar regjimin komunist, ndersa sot eshte kthyer ne nje fabrike demontimi. Uzina e armeve te Policanit solli lulezimin e nje qyteti te ri ne mesin e viteve 1960, ndersa i eshte rikthyer vemendja ne kuader te arritjes se standardeve per anetaresimin ne NATO dhe cmontimin e municioneve. Deklarimi i shume specialisteve, se ne ish-Uzinen e Armeve, e cilesuar si nje nga krenarite e kohes, mund te realizohet demontimi i armeve dhe municioneve, beri qe se fundi dhe Ministria e Mbrojtjes te shoh te misheruar ne te dhe realizimin e prioritetit per shkaterrimin e 98 mije tone municioneve. Uzina nisi te ndertohej ne vitin 1960, fal ndihmes se ardhur nga Kina komuniste, dhe shume shpejt do te ishte nje nga veprat me madhore te kohes, ku lindi qyteti i ri.
Qyteti qe dikur njihej fare pak dhe kishte nje numer te vogel banoresh, ne mesin e vitit 1960 do te numeronte 12 mije banore, jeta e te cileve do te ishte e lidhur krejtesisht me uzinen. Skender Bucka, nje prej specialisteve me te vjeter, thote per gazeten "Koha Jone" se, "uzina ne vitet 1967 filloi aktivitetin ne prodhimin e fishekeve, municioneve dhe me vone deri ne prodhimin e armeve". E ndertuar ne dalje te qytetit, ajo ze nje siperfaqe prej 60 hektaresh dhe, sipas specialistit Bucka, eshte e ndare ne disa zona. Ne ambientet e saj ku mund te hysh vetem me leje te Ministrise se Mbrojtjes, jane te ndara nga njera-tjetra zona e prodhimit, e cila tashme me nje numer te vogel punonjesish prodhon aksesor per veshjet ushtarake, zona e cmontimit, ku parashikohet te nise puna me kapacitet te larte per cmontimin e armeve dhe municioneve ushtarake, zona e poligonit dhe zona e shperthimit, ku eshte parashikuar kryerja e shperthimeve per lendet e rrezikshme.
Procesi, 11 tunele per cmontimet
Ne ambientet e uzines, por dhe jashte saj, jane plote 11 tunele, ku eshte parashikuar kryerja e shperthimit te lendeve plasese, pa cenuar jeten e banoreve te qytezes se Policanit. Uzina ka vazhduar punen normalishte deri pas viteve 1990. "Deri ne kete vit, ne prodhonim municione pa fund, pa ditur se nje dite do te benim cmontimin e tyre", thote specialisti Skender Bucka. Reformat e ndermarra vit pas viti bene qe nga 4500 punetore qe numeronte ne kulimin e saj uzina, sot te kete vetem 90.