"Asnje tender pa certifikata sigurie"
Eriola Hazizolli
Ministri i Mbrojtjes deklaron nga Uzina e Armeve ne qytetin e Policanit se asnje kompani private nuk do te marre me pjese ne tenderet e demontimit te municioneve pa u pajisur me pare me certifikate sigurie. Gazmend Oketa ka inspektuar diten e djeshme fabriken e qytezes, qe gjendet 25 km larg qytetit te Beratit, ndersa ka shpallur si objektiv demontimin e 98 mije tone armatim-municioni brenda vitit 2010, ndersa afati i vendosur eshte ne 2013.
Pas tragjedise se Gerdecit, i sapoemeruar ne krye te dikasterit, ministri Oketa ka zgjedhur qytetin e Policanit per inspektim, ku eshte njohur nga afer me procesin e punes se 70 specialisteve. Takimin e pare, ministri i Mbrojtjes e ka zhvilluar ne zyren e drejtorit te Uzines, Kasem Mahmutaj, i cili e ka njohur me aktivitetin, kapacitetet e saj ne mjete dhe specialiste, duke e cilesuar si mjaft te denje per procesin e demontimit te armeve dhe municioneve. Ndersa, ne takimin e zhvilluar me punetoret e kesaj uzine, e vetmja e ketij lloji ne shkalle vendi, ministri Oketa u shpreh se qellimi perse zgjodhi Policanin ne muajin e pare te marrjes se detyres ishte sa i thjeshte dhe madhor. "Zgjodha Uzinen e Policanit per nje arsye te thjeshte dhe shume madhore. Pas marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO, na dalin perpara objektiva te reja, permbushja e disa standardeve per t'u bere pjese e struktures euroatlantike", tha Oketa. Ndersa per detyrat qe i dalin para dikasterit qe ai drejton, ministri shpjegoi se jane dy. "Plotesimi i objektivave qe brenda vitit qe vjen te marrin ftesen perfundimtare per ne NATO dhe deri ne vitin 2013 Shqiperia te kete shkaterruar 98 mije tone municione, detyre e cila tashme eshte shnderruar ne prioritet, me qellim qe kjo kohe te shkurtohet deri ne vitin 2010", vazhdoi ai.
Qellimi i vizites ka qene edhe njohja me kushtet e punes ne uzine, sigurine teknike qe ajo ofron. "Keshtu do te behet i mundur nisja e procesit te punes per cmontimin e armeve dhe municioneve me qellim plotesimin e objektivit per shkaterrimin e tyre, por dhe hapja e vendeve te reja te punes", tha ministri Oketa. Me pas, kreu i dikasterit te Mbrojtjes ka inspektuar nga afer ambientet e uzines, duke u shprehur i kenaqur me kushtet qe ajo ofronte per cmontimin e armeve dhe municioneve. Synimi i radhes eshte rritja e kapaciteteve te kushteve te punes per t'i dhene mundesi banoreve te qytetit te Policanit per te punuar ne uzine. "Menjehere pas hartimit te nje plani nga specialistet perkates mbi gjendjen teknike te uzines, do t'i kerkoje Keshillit te Ministrave miratimin e nje investimi, ndonese projektbuxheti eshte miratuar per vitin 2008, por besoj se do te marre miratimin e ministrave me qellim permiresimin e teknologjise se procesit te demontimit dhe nisjen e punes", perfundoi ministri Oketa.