Tropoje, rinis procesi i cminimit te 27 zonave
Specialistet shqiptare, qe punojne per llogari te kompanise daneze DCA-ACT, kane nisur prej tre ditesh procesin e cminimit ne rrethin e Tropojes. Gjate luftes ne Kosove, 10 vjet me pare, ushtria serbe minoi nje siperfaqe prej 15 milione meter katrore ne qarkun e Kukesit, prej se ciles deri tani eshte pastruar nje siperfaqe prej mbi 13,3 milione meter katrore. Ne siperfaqen e pa pastruar nga minat, sipas te dhenave zyrtare, llogariten 42 zona ende te rrezikshme, prej te cilave 27 ne rrethin e Tropojes, 5 ne rrethin e Hasit dhe 10 ne rrethin e Kukesit. "Prej 3 ditesh ka nisur puna per cminimin e zonave te mbetura, ende te minuara, kryesisht ne zonen e Kamenices, kufi me Kosoven", tha nenprefekti i Tropojes, Syl Smajlaj, ndersa nenvizoi se ne kete rreth mbetet ende e pa pastruar nje siperfaqe prej rreth 700 mije meter katrore. Sipas tij, parashikohet qe gjate ketij viti te pastrohet rreth 80 per qind e siperfaqes qe eshte ende e minuar, ndersa i gjithe procesi do te perfundoje vitin e ardhshem. Nderkohe, ne kete zone ka nisur dhe aktiviteti i shoqates "Viktimat e minave e armeve", permes veprimtarive te ndergjegjesimit te komunitetit per rrezikun nga minat. Drejtori ekzekutiv i kesaj shoqate, Jonuz Kola, tha se "ne kete zone kemi vendosur nje punonjes te perhershem". Qe prej perfundimit te konfliktit ne Kosove, ne qershor te vitit 1999, si rrjedhoje e renies ne zona te minuara, kane humbur jeten 32 banore nga qarku i Kukesit dhe kane mbetur te gjymtuar 272 te tjere, 141 prej te cileve nga rrethi i Tropojes.