Rosen Plevneliev duket se do te jete presidenti i ri i Bullgarise
Rosen Plevneliev duket se do të jetë presidenti i ri i shtetit bullgar.
Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, ishte i pari që deklaroi fitoren për kandidatin e partisë së tij, Plevneliev, në balotazhin për postin e presidentit duke thënë se Plevneliev ka fituar 54% të votave, gjë që cilësohet të forcojë kreun e ekzekutivit bullgar para zgjedhjeve parlamentare teë vitit 2013.
Të dhënat e organizatave “Alpha Research” dhe “Gallup International” e vënë Plevnelievin para socialistit, Ivalio Kalfin.
Sipas të dhënave të sondazhit, shifrat e deritanishme tregojnë se socialistët bullgarë janë duke e rimarrë veten nga një humbje e madhe në vitin 2009 për t’u bërë kështu rivali kryesor i GERB-it qeverisës në votimet e ardhshme.
Exit pollet treguan gjithashtu se GERB ka fituar postet kryesore në qytetet më të rëndësishme në mesin e të cilave, ndër të tjera, janë Varna, Stara Zagora dhe Ruse.