Ngadalesia si menyre pengimi
Dokumentari televiziv per Osman Kazazin ate njeri qe e shihje ashtu te gjalle dhe dije se kishte vuajtur dyzet vite burg dhe cfare burgjesh se e vetmja gje qe besoje ishte dyshimi se mos po flitej ne program per dike qe duhet te kishte vdekur
Televizioni Shqiptar qysh ne mes te korrikut 1992 pati transmetuar lajmin per dhenien Osman Kazazit te Medaljes se Arte Pishtar i Demokracise ne 75-vjetorin e lindjes. U mendua te kalohej ne nje dokumentar per ate jete te pazakonte. Por fryma kundershtuese u shfaq ne formen e pengesave. Ose me sakte te ngadalesise si menyre ndalimi.
Shume zvarritje zinin prita vec per mosmberritje. Aq sa nje dite u thashe
-Po prisni per te perfshire ne dokumentar edhe vdekjen e Osman Kazazit
Gati plot dy vite kohe moren xhirimet dhe montazhi per te. Ishin tejet qortuese ardhjet disa here te tij ashtu shendetelig me pleqeri te renduar ku me shume se moshen ajo kishte te vulosur vuajtjet ne ate ndertim eshtnor veshur me lekure qe te nxiste te peshperisje me cudi Ku i fle fuqia qe e ben te ece Mirepo ai ishte fisnik e fisnik mbeti. Kurre nuk trokiti ne drejtori te bente ankese per punen e nisur nga televizioni e qe ecte si breshka.
Cfare jete Cfare vuajtjesh Cfare karakteri
Po pati nje Happy End. Perfundimi i dokumentarit e kapi per se gjalli teleshikuesin Osman Kazazi. Kufoma komuniste e diktatures ne pergjim e zemerim i ra telit
-Edhe per ate ballist e tradhetar bete dokumentar Turp per TVSH Ju jeni TV Balli e TV Fashist
Dhe e mbylli receptorin.