Deficiti i demokracise shqiptare dhe e ardhmja jone
NgaDRITAN PRIFTI
Para nje viti kur une dhashe voten i pari per...
te krijuar maxhorancen e Sali Berishes mendova te kontribuoja per te realizuar tri objektiva. Se pari Shqiperise i nevojitej stabilitet politik per te realizuar heqjen e vizave dhe levizjen e lire ne Europe. Se dyti Shqiperia duhet te merrte statusin e vendit kandidat per Bashkimin Europian dhe se treti ti jepja nje mundesi LSI-se per te kontribuar profesionalisht ne qeverisjen e vendit.
Shume njerez me pyesin sot nese jam bere pishman qe i dhashe maxhorancen Sali
Berishes meqenese atij nuk i mbajti mirenjohja per mua me shume se nje vit Une u jam pergjigjur te gjitheve atyre qe me pyesin se nuk jam bere pishman. Une kam bindjen se nese nuk do ishte bere koalicioni PD-LSI pas zgjedhjeve te 2009-s shqiptaret sot nuk do ta kishin mundesine e levizjes se lire pa viza ne Europe. Ne kete kontekst jam i kenaqur qe dhe une kam dhene kontributin tim per qytetaret e vendit tim ashtu sic duhet te beje cdo politikan patriot.
Por qeveria e koalicionit PD-LSI nuk arriti ti jape dot Shqiperise statusin e vendit kandidat per Bashkimin Europian. Kjo qeveri deshtoi ne menyre te padenje te beje transparencen e munguar te zgjedhjeve te vitit 2009 deshtoi te tregoje qe vendi jeton nje demokraci funksionale sipas standardeve europiane. Europa ne vendimin e saj per refuzimin e statusit te vendit kandidat rreshtoi dhjetera arsye por dhe harroi disa arsye. Europa vuri theksin ne mungesen e kompromisit politik pozite-opozite ne keqfunksionimin e Parlamentit tek korrupsioni dhe keqqeverisja por Europa harroi te theksoje deficitin demokratik me te demshem per vendin mbylljen e hapesirave ligjore per konkurrim te ndershem elektoral per forca te reja politike qe mund te lindin ne te ardhmen.
Europa dhe Amerika mbi dy vjet me pare pershendeten ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Elektoral qe aprovuan me konsensus PD-ja dhe PS-ja ne Parlament. Ai Kod Elektoral qe realizoi zgjedhjet e vitit 2009 eshte arsyeja kryesore e katrahures se sotme politike ai Kod Elektoral eshte arsyeja pse PD-ja dhe PS-ja ngrefen sot ne podiumet partiake te pashqetesuar as nga fakti qe po shkaterrojne vendin e tyre dhe po punojne kunder interesave te zgjedhesve te tyre. Kodi i vjeter elektoral u jep kontroll te plote vetem ketyre forcave politike te kontrollojne gjithe procesin e administrimit te zgjedhjeve te kontrollojne komisioneret numeruesit e votave dhe gjithe procesin e votimit. Kodi i vjeter elektoral u jep te drejten ketyre dy forcave politike te vjedhin sa te duan votat e subjekteve te tjera dhe askush mos te kete asnje mundesi ti penalizoje vjedhesit. Kodi i vjeter elektoral del mbi Kushtetuten dhe ligjin kur i kerkon 10 000 firma te noterizuara nje subjekti te ri politik per te marre pjese ne zgjedhje. Kodi i vjeter elektoral godet cdo lloj demokracie apo lirie zgjedhore sepse cenon lirine e konkurrimit politik dhe cenon po kaq rende dhe barazine e votes.
PD-ja dhe PS-ja do vazhdojne te sillen me arrogance dhe papergjegjshmeri derisa rregullat e lojes politike ti vendosin ata deri sa ata te mos kene konkurrence politike. Si ne cdo treg edhe ne tregun politik konkurrenca duhet te diktoje zhvillimin. Nuk eshte aspak e drejte qe politika kerkon konkurrence ne ekonomi dhe bllokon cdo lloj konkurrence ne politike. Europa duhet te alarmohet nga ky deficit i tmerrshem demokratik qe vazhdon te ekzistoje edhe me bekimin e saj. Europa duhet ta dije qe Hitleri erdhi ne pushtet me nje shumice parlamentare dhe ne menyre demokratike. Nje shumice parlamentare qofte dhe nje shumice PD-PS nuk duhet lejuar te cenoje demokracine nuk duhet lejuar te ndrydhe lirine individuale dhe politike te askujt.
Me kujtohet koha kur disa deputete hyne ne nje greve urie ne sallen e Parlamentit para zgjedhjeve te 2009-s per te kundershtuar Kodin Elektoral te PD-PS. Kodi u kundershtua mbi parime demokratike dhe ne menyre demokratike me greve urie pavaresisht se ndonje ambasadori nuk i pelqeu ne ate kohe. Une isha zedhenes i asaj greve dhe meqe isha i vetmi qe kisha lirine te dilja nga salla e greves e shfrytezoja kohen te loboja per mbeshtetje te kauzes se grevisteve. Arrita te bindja ambasadorin e OSBE z. Bosch te fliste publikisht ne mbeshtetje te parimeve te greves meqenese ai besonte se kerkesat tona ishin ato qe kishte kerkuar OSBE-ja ne raportin e saj pas zgjedhjeve te 2007-s. Ambasadori i OSBE-se foli ne parim pro kerkesave te grevisteve dhe kunder kontrollit te administrimit te zgjedhjeve nga dy forca politike por pas 2 oreve nga presioni i disa ambasadoreve te tjere OSBE-ja ne Tirane nxori zedhenesin e saj per te kundershtuar ambasadorin e saj ne Tirane. Ky ishte zhgenjimi me i madh qe une kam pesuar ndonjehere nga Europa demokratike. Europa vendosi kunder parimeve qe ajo vete na ka mesuar vetem sepse asaj nuk i pelqeu metoda e protestes tone pra greva ne Parlament.
Une nuk besoj se dikush do te beje perseri greve ne Parlament per te ngritur zerin per ligjin zgjedhor te pakorrigjuar me mungese te theksuar demokracie. Pavaresisht nese dikush do te protestoje apo jo problemi mbetet po aq i madh. Ne Shqiperi nuk ka pasur zgjedhe te lira dhe te ndershme. Ne Shqiperi Kodi Zgjedhor nuk garanton gare te ndershme dhe vote te barabarte. Deri sa te garantohet kjo deri sa te realizohet kjo nuk besoj se Shqiperia do fitoje ndonjehere statusin e vendit kandidat ne BE.
Partia Socialiste eshte bashkefajtore me PD-ne per situaten politike qe kemi sot ne vend. Por PS-ja e ka kuptuar gabimin e saj dhe kerkon te beje transparence te zgjedhjeve te kaluara. Pas transparences PS-ja kerkon te punoje per reformen zgjedhore dhe kodin e ri zgjedhor. Ky qendrim i PS-se eshte pak drite ne tunelin e gjate te rivendosjes se drejtesise dhe demokracise ne zgjedhje. Pa transparencen e zgjedhjeve pa reformen e duhur zgjedhore une nuk shoh ndonje te ardhme me te mire per shqiptaret. Do vazhdojme te endemi nga nje e keqe e madhe tek nje e keqe me e vogel por pa pasur mundesi te zgjedhim me te miren.