Ngadalësohet rritja ekonomike e Spanjës

Madrid, 11 gusht – Rritja e dobët e ekonomisë spanjolle mund të ngadalësohet edhe më tej në tremujorin e tretë, ka paralajmëruar kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Ai shtoi se, megjithatë, shpreson se vitin e ardhshëm mund të nisë disa nga projektet infrastrukturore që janë anuluar për shkak të masave të kursimit, transmetojnë agjencitë.
Edhe pse prioritet i Spanjës është të zgjidhë problemet e saj fiskale, Zapatero tha se shpreson në nisjen e disa prej projekteve investuese shtetërore, nëse këtë e lejojnë financat e buxhetit për vitin 2011.
Zapatero ka paralajmëruar se rritja ekonomike në tremujorin aktual mund të jetë më e ulët se parashikimet e Bankës së Spanjës prej 0.2 %.