Nesër nënshkruhet kontrata për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

Prishtinë, 11 gusht - Konsorciumi ndërkombëtar “Limak-Aeroport de Lyon” që është shpallur fitues i tenderit për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në një ceremoni solemne të enjten do të nënshkruajnë kontratën për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton KosovaLive.
Konsorciumi ndërkombëtar turko-francez “Limak-Aeroport de Lyon” është shpallur fitues i tenderit për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vjetët e ardhshme, në gjysmën e majit të këtij viti.
Koncesionari është zotuar se do të investojë në aeroport 100 milionë euro, ndërsa përfitimi i buxhetit nga kjo shumë do të jetë nga 23 deri në 55 për qind, për 20 vjetët e ardhshme.