E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati lista me 350 subjektet që përfitojnë dëmshpërblim nga legalizimet

Qeveria akordon 1. 5 miliardë lekë për kompensimin e ish pronarëve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do të kompensojë 350 ish-pronarë, toka e të cilëve është zënë nga legalizimet. Vlera e fondit arrin në 1. 5 miliardë lekë, e cila tashmë është akorduar nga qeveria. Lajmi është bërë i ditur

nga ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, gjatë një takimi me drejtues të AKKP. Sipas Nishanit ky është vetëm fondi i parë që është çelur, i cili më pas do të pasohet me fonde të tjera deri në kompensimin e plotë të ish-pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë gjatë procesit të legalizimit. Ndërkohë që pak kohë më parë qeveria në buxhetin e ri shkurtoi në mënyrë të ndjeshme fondin për kompensimin e ish-pronarëve. Një tjetër problem që hasin është ish-pronarët është edhe bllokimi i procesi gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Marte, 10 Gusht 2010 20:52

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›