Ukraina, borxhliu i dytë më i madh i FMN-së

Washington, 11 gusht – Ukraina gjendet në vendin e dytë për nga shuma e borxhit që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Borxhi i këtij vendi, pas marrjes së linjës së parë kreditore, ka arritur në 12.6 miliardë dollarë.
Borxhliu më i madh i fondit është Rumania, me 13.8 miliardë dollarë, ndërsa Hungaria me 11.67 miliardë dollarë është në vendin e tretë.
Programi i ri i ndihmës për Ukrainën, i miratuar në pranverën e vitit 2010, është i katërti për nga madhësia midis programeve aktuale kreditore të FMN-së. Tre të parët janë për Greqinë, Rumaninë dhe Hungarinë.
Të dhënat statistikore për borxhlinjtë më të mëdhenj, i ka zbuluar më parë edhe Banka Botërore (BB), ndërsa në atë listë Ukraina është në vendin e dhjetë me 3.22 miliardë dollarë. Listën e BB-së e kryeson Kina me 12.9 miliardë dollarë, si dhe Brazili e India.