E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngatërroi emrin e ushtarit të vrarë, Brown i kërkon ndjesë nënës së tij

Kryeministri britanik Gordon Brown i ka kërkuar ndjesë nënës së Jamie Janes, ushtarit të gardës mbretërore vrarë një një atentat në Afganistan, pasi kishtë ngatërruar mbiemrin e djalit të saj në letrën ngushelluese dërguar familjës së ushtarakut. Kryeministri britanik i ka telefonuar mëngjesin e së hënës gruas për t'i kërkuar falje personalisht dhe për të sqaruar se nuk kishte patur asnjë qëllim që të ishte fyes karshi familjes së ushtarit. Më herët kryeministri britanik Gordon Brown i shkroi një letër ngushëllimi familjes së një ushtaraku të vdekur në Afganistan në datën 5 tetor, por në artikulimin e saj, ai ka ngatërruar mbiemrin e ushtarit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta "The Sun" sipas së cilës Brown edhe pse ka bërë një gabim të tillë, as nuk kishte denjuar të përkulet përpara monumentit të ushtarakëve për të nderuar të rënët në radhët e forcave të armatosura. "Një mungesë e theksuar respekti" ka deklaruar Jacqui Janes, nëna e ushtarit 20 vjeçar Jamie, efektiv i batalionit të parë të Gardës mbretërore. Në letrën e ngushëllimit, kryeministri britanik Brown, i është drejtuar gruas duke e thirrur " zoti James në vend që ta thërriste " znj Janes". " Duke qene se për të, kjo është kaq pak e rëndësishme, pyes veten se përse ka shkruar",- thotë më tej gruaja e indinjuar, nëna e ushtarit të vrarë në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›