E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngec legalizimi i objekteve pa leje, 200 mije banesa në pritje të dosjeve

Procesi i legalizimit referuar shifrave nuk është përmbyllur ende as në një të tretën e tij. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme kanë konfirmuar rreth 300 mijë ndërtime të paligjshme ndërkohë që deri më tani janë kaluar me vendim të qeverisë vetëm 100 mijë dosje legalizimesh.

"Ne rang republike ne i kemi dhene konfirmime juridike mbi 300 mije pasuri te ALUIZNI-t, dhe kjo eshte nje pune shume e madhe qe eshte bere ne nje kohe shume te shkurter. Pasi mbaron ky proces dhe pasi procesi i marrjes se gjendjes juridike mbi pronesine e parcelave informale, ALUIZNI me procedura te veta jep leje legalizimi per qytetaret qe i kane objektet e tyre ne proces legalizimi", tha Arben Qirjako, drejtor i ZQRPP.

Sipas konfirmimeve të marra nga zyrat rajonale të legalizimit rezulton që edhe për dosjet e miratuara ka një numër të ulët të pagesave. Vetëm pas pagesës mund të merret një certifikatë legalizimi që i jep të drejtën qytetarit të hipotekojë pronën e vet. Megjithatë edhe pse pa dhënë një numër konkret drejtuesi i hipotekave thotë se ka rritje të fluksit të qytetarëve në sportelet e zyrave të regjistrimit.

"Qytetari duhet te aplikoje me nje tarife qe eshte tarife sherbimi per regjistrimin e kesaj pasurie te legalizuar me leje legalizimi. Mund te them qe perdite qofte zyrat rajonale te ALUIZNI dergojne ne zyrat rajonale te ZRPP dosjet perkatese duke i bere dhe thirrje qytetareve qe te bejne aplikimet perkatese per regjistrimin e pasurive", tha Qirjako.

Institucionet i ftojnë qytetarët e banesave ilegale që të kryejnë pagesat pas miratimit të dosjeve të legalizimit. Për ta lehtësuar këtë është krijuar edhe mundësia e pagesës në letra me vlerë.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›